Dita e dytë e çeljes së vitit të ri akademik në Egjipt, ka qenë e mbushur me demonstrata studentore në universitete dhe shkolla të ndryshme të vendit, në kundërshtim të grushtit të shtetit.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar një numër të madh studentësh.
Studentët protestues kanë bërë thirrje kundër grushtit ushtarak në vend dhe kanë kërkuar lirimin e shokëve të tyre të arrestuar.
Sipas unionit të studentëve të Egjiptit, janë mbi tridhjetë universitete shtetërore dhe private që janë përfshirë në demonstrata.
Mbështetësit e presidentit të larguar Mursi kanë bërë thirrje për demonstrata para selisë së Kombeve të Bashkuara brenda Egjiptit dhe jashtë tij, për të protestuar për përfaqësimin e Egjiptit nga ministri i jashtëm Nebil Fehmi, në seancën e 68 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /ardhmeriaonline/
Categories