Në kohën kur teknologjitë e reja po zhvillohen me shpejtësi dhe ku shfletimi i një libri bëhet vizualisht në ekranin e një e-book-u apo i-pad, Panairi i Librit e kthen vëmendjen tek vlera e librit të printuar.

Krahas prezantimit të titujve të rinj, Panairi i Librit, i kushton çdo vit vëmendjen edhe problematikave të ndryshme që prekin librin. Ndër debate e ndryshme për problemet e librit në shek e XXI është edhe raporti i librit të printuar përball atij të dixhitalizuar.
Fjala e shtypur në epokën dixhitale është diskutuar shpesh për të arritur në konkluzione sipas të cilave libri klasik është në rrezik nga libri lehtësisht i shkarkuan nga interneti dhe i aksesueshëm në kompjuter.
Zhvillimi teknologjik nuk mund të linte pas librin, mbartësin e dijes, që për lehtësi lëvizjeje, kohe, haspire, ekonomike, etj, fut qindra e mijra faqe në ekranin e një iPad-i, lehtësisht të transportueshëm. Por çfarë vlere kanë faqe të tëra të printuara të një libri kur përmbajtja e tij është e njëjtë me atë që mund të lexosh në ekranin e kompjuterit ?
Të rinjtë e sotëm, të cilët kanë edhe raportin me të afërt me teknologjinë e fundit, janë ata të cilët kanë edhe kontaktin më të madh me librin dixhital. Megjithatë specialistët e fushës mendojnë se rreziku i librit klasik në Shqipëri është ende i vogël, krahasur me vendet e tjera.
Pamundësia ekonomike për të patur një ipad apo ebook, të cilët duhet thënë se nuk janë aspak të lirë, është ndoshta ajo çka ka ruajtur librin e printuar në Shqipëri. Duhet patur parasysh se interneti edhe paisjet e teknologjisë së lartë në Shqipëri janë ende në hapat e pare nga pikëpamja e përhapjes.
Studentja e gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Esi Lika e cilëson më komod librin dixhital dhe se i ndodh shpesh që të lexoj faqe të tëra me sytë në ekranin e kompjuterit të saj. “Kryesisht lexoj libra në anglisht, që shkarkohen falas, dhe është më praktike për mua të mbaj disa libra në një usb dhe të mund t’i hap sa herë të dua unë. Kostoja e printimit të tyre pastaj është e lartë për një student dhe metoda e leximit të tyre në kompjuter më duket e përshtatshme”, tha Esi.
Marrëdhëniet e lexuesit me librin janë të ndryshme në të dyja rastet dhe kemi të bëjmë, me performanca leximore të dallueshme mes librit klasik dhe atij dixhital. Sipas specialistëve të komunikimiy, një vepër konceptohen në mënyra të ndryshme nga të dy këto prezantime. Teknologjia dixhitale sigurisht që përshpejton dhe lehtëson mënyrën e informacionit, por ajo shoqërohet me një dobësim të cilësisë.
Në lidhje me dixhitalizmin e librave gjigandi i botës kompjuterike Google ka prezantuar planin që ka për të skanuar të gjithë librat që qarkullojnë në glob, dhe ti ofrojë ato përmes faqes së tij në internet. Një plan që është mbështetur shumë nga disa Universitete të Amerikës dhe është kundërshtuar nga akademikëve, autorë dhe kompani rivale të teknologjisë së lartë.