Categories
Lajme FRI

Liçensohet në Zvicër, Radio Televizioni i parë Islam në gjuhën shqipe

Prej sot, RTV Islam zyrtarisht fiton licencën per operim dhe transemetimin audio viziv me anë të radios dhe televizionit. Kjo sipas dokumentit të lëshuar nga Zyra Federale e Liçensimit Audio-Vizive (OFCOM) në Bern të Zvicrrës.
Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame, me qëndër në Zvicër z. Lulzim Lecaj thotë: Ky është një lajm i mirë për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër, jo vetëm kaq por edhe në të gjitha vendet ku ndodhet dhe jetojnë shqiptarët në diasporë. Gjithashtu ky kanal me karakter islam do të jetë pjesë edhe e platformave digitale në trojet tona.
Prej një viti kishim filluar testimin të monitoruar nga subjekti i liçensimit në Bern. Pasi i plotësuam të gjitha kriteret dhe arritëm standaret e kërkuara ligjërisht me ndihmen e Allahut, që para disa ditësh byroja përkatëse të bëjë liçensimin. Kjo na venë përpara një përgjegjësie më të madhe përpara Allahut, shtetit ku jetojmë por edhe teleshikuesve tanë të cilët na kanë mbështetur vazhdimisht në realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për ne si Fondacion, thekson z. Selami Hyseni, Drejtor i departamentit të medias pranë Fondacionit të Rinisë Islame.
Radio Televizioni Islam, erdhi në kohën e duhur për të qenë pjesë e familjeve shqipfolse në diasporë. Edhe pse prej një viti në fazën eksperimentale prej disa muajsh ne kemi arritur të kemi një programacion, i cili për hirë të vërtetës është mjaft i vështirë për t’u harmonizuar sipas kërkesës së teleshikuesvë. Sot ne mund të themi me plot gojën që kemi arritur të ndërtojmë një RTV modest i cili po shkon drejt prefeksionimit. Linja jonë do të jetë më shumë i zhanrit të dokumentarit dhe informacionit neutral dhe me një standart mesatar të përfaqësimit të islamit duke koordinuar një harmoni kulturash midis asaj kombëtare, tradicionale dhe në kuadër të standartit bashkohor të civilizimit, thekson z. Sulejman Rustemi, Drejtori i Programacionit të RTV Islam.
Ne, na ka mbetur dhe pak punë për të realizuar të gjithë fazat e planprojektit të hartuar nga brodi drejtues i RTVislam, thotë z. Rustemi. Dhe shpresojmë që me ndihmën e të madhit Allah do tia dalim të sjellim në ekranin e televizionit me ngjyrat që e meriton vetë emri i madh që televizioni e ka. Nuk më mbetet veç ti uroj udhë të mbarë Radio Televizionit Islam me qendër në Zvicër dhe shtrirje në trojet tona. Allahu eshte ne ndihme te robit perderisa ai eshte ne ndihme te njeriut. Sllogani ynë është “Një alternativë e re e komunikimt bashkëkohor”.

Exit mobile version