Republika e Maqedonisë për të dytën herë do të jetë nikoqir i shkollës ‘Instituti për lider global’ e cila është e dizajnuar për ti trajnuar gjeneratat e ardhshme për lider efikas dhe etik në nivel global.
Instituti është i organizuar nga ana e Shoqatës së qytetarëve për zhvillim të iniciativave globale ‘Tretmilenium’, ndërsa do të mbahet në Strugë dhe Shkup, nga 11 deri 24 gusht.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 15 qershor.
‘Institutin e organizojmë me qëllim ti thërrasim të rinjtë që në të ardhmen të mendojnë globalisht dhe bashkërisht të kontribuojnë për kohezionin ndërkombëtar. Vitin e kaluar kishim pjesëmarrës të gjithë botës të cilët aktivisht i realizojnë iniciativat e tyre me sukses. është e nevojshme që çdo shoqëri të investojë tek të rinjtë sepse në këtë mënyrë investon në ardhmërinë e vendit. Thirrja për aplikim është e hapur deri më 15 qershor në portalin http://pglinstitute.org/’ tha Angella Velkova, drejtoresh ekzekutive në Institutin për përgatitje të liderëve global.
Vitin e kaluar Instituti ishte nikoqir i 52 pjesëmarrësve nga 20 vende të ndryshme të botës. Ligjërues ishin profesor të universiteteve botërore.
Këtë vit, Instituti do të edukojë 100 pjesëmarrës nga 30 vende, studentë të cilët janë në studime deri diplomike apo master, si dhe profesionist të rinj./Portalb