Categories
Lajme

Lidhja e Dijetarëve Sirian reagon kundër Myftisë

Lidhja e Dijetarëve të Sirisë, ka lëshuar një deklaratë në të cilën e kundërshtonë fetvan e lëshuar nga Këshilli i Lartë për Fetva të Sirisë. Ku siç është bërë e ditur më herët Këshilli i Lartë për Fetva pati bërë thirrje tek mbarë populli sirian, botës arabe dhe myslimanëve në përgjithësi që të mbështesin regjimin e Beshar El-Esedit, duke e quajtur këtë mbështetje si obligim fetar.
Ndërsa Kryetari i Lidhjës së Dijetarëve të Sirisë, Dr. Muhamed Ali Es-Sabuni, bëri thirrje për një mobilizim të të gjitha vendeve arabe dhe islame në përpjekje për ta çliruar Sirinë dhe popullin e saj nga regjimi i Beshar El-Esedit. Duke thënë po ashtu se fetvaja e dhënë nga Myftia i Sirisë, Ahmed Hasune, është një fitil që dëshiron ta ndez dhe kështu të nxitë luftë sektare në Siri.
Es-Sabuni po ashtu tha se: “Të përkrahësh regjimin e tanishëm të Sirisë dhe të jesh në krahun e ushtrisë e cila po kryen vrasje mbi popullatën e pambrojturë është tradhtia më e madhe që mund të bëhet”.
Në deklaratën e lëshuar nga Lidhja e Dijetarëve të Sirisë, selia e të cilës është në Meke të Arabisë Saudite, është cekur po ashtu se futja e përkrahësve besnik të regjimit të tanishëm sirian nga shtetet fqinjë tregon qartë se në tërësi është për qëllim destabilizimi dhe vrasja e popullatës civile.
Në ndërkohë Mexhdi Mekki, një prej anëtarëve të kësaj lidhje, për Al-Jezire tha se:
”Vlerësimi i kësaj deklarate shpie tek kontestimi i aftësive dhe besnikërisë së vetë Myftisë”. Ndërsa para afro një muaji Ahmed Hasune ishte shfaqur në televizionin shtetërorë sirian duke i akuzuar dhe kërcenuar vendet evropiane për dërgimin e njerëzve vetëvrasës që të kryejn operacione terroriste duke e ndihmuar kështu opoziten kundër regjimit të tanishëm sirian.
Mekki, po ashtu, vëri në pikëpytje aftësitë dhe zotësitë e Ahmed Hasunës për të qenë Myfti i Sirisë, duke potencuar se Ahmed Hasune nuk posedon asgjë më shumë se një diplomë në letërsinë arabe. Mekki po ashtu tha se: “Pranvera Arabe do të çojë domosdoshmërisht në nevojën e përzgjedhjes së Myftisë me anë të votës së lirë të Këshillit të Dijetarëve Sirian e jo më të caktohet paraprakisht nga pushteti”.
Mexhdi Mekki, po ashtu tha se vrasja e fëmijeve, grave dhe pleqve, si dhe bombardimi i xhamive dhe shkollave assesi nuk mund të quhet si xhihad nga ana e regjimit sirian. Ai po ashtu tha se cekja e citateve kuranore dhe thënieve profetike duke u munduar që të vihen në këtë kontekstë aludon plotësisht se e tërë kjo ka të bëjë me një fjalim kryekëput politik dhe aspak fetar. Mekki po ashtu tha se kjo ishte një përpjekje për të justifikuar dhe legjitimuar hyrjen e shumë njerëzve, që nuk kanë të bëjnë fare me Sirinë dhe popullin e saj, në mënyrë që të ndihmojnë regjimin sirian. Mekki aludonte në njerëzit që po hyjnë nga Irani dhe Libani e që po radhitën në radhët e ushtrisë së rregullt të regjimit sirian.
Këshilli për Fetva i Sirisë po ashtu kishte deklaruar se mbrojtja e regjimit sirian është obligim individual i secilit vend arab dhe islam në përgjithësi dhe po ashtu kishte bërë thirrje përmes një deklarate, të dhënë nga Ahmed Hasune për televizionin shtetërorë, që të gjithë sirianët duhet që të ngriten dhe të e japin obligimin e tyre fetar në përpjekje për të ruajtur unitetin e Sirisë.
Hasune po ashtu kishte cituar se: “Dalja kundër regjimit të tanishëm sirianë është një tradhëti ndaj vendit dhe një përpjekje për të parandaluar qëndrimin dhe për të pamundësuar përgaditjen që ishte duke e bërë regjimi i tanishëm për një betejë vendimtare kundër cionistëve izraelitë”.
AMusliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version