Suad Saliu
– Natë–ditë, burrë–grua, ujë–zjarr, lot–gëzim… Kontrast. Por, rikujtojmë: nata zëvendëson ditën, burri gjen prehje tek gruaja, uji shuan zjarrin, kënaqësitë më të mëdha përcillen me lot… Ekzistojnë rrugë të shumta nëpërmjet të cilave njerëzit arrijnë deri tek kënaqja e trupit, zemrës së tyre. Lidhja me të Dashurin të dhuron lumturinë e nevojshme. Ky shkrim ka për qëllim të përshkruan vendin e “Lidhjes” dhe bisedën me Atë me të cilin nuk bën të mos lidhesh.
– Ky udhëtim të ndihmon në përsosjen e moralit tënd dhe të largon nga të shëmtuarat dhe irituarat, por pakujdesia e neglizhimi i saj mund të poshtëron njeriun e ta çon drejt shkatërrimit.* Duke e ditur para kujt po dalim, medoemos duhet pastruar trupin tonë, larë dhëmbët, duhet të parfumosemi e të vishemi me rrobat më të mira. Pas pregaditjes ngrisim duart lart, heqim dorë për disa minuta nga brengat e kësaj bote dhe oficialisht fillojmë rrugëtimin tonë duke thërritur “Allahu është më i Madhi”. Sa hap e mbyll sytë transferohemi përpara një ambienti krejtësisht të ndryshëm. Gjendemi para Qabes së nderuar, atij vendi të shenjtë. Jemi krejt afër saj, të drejtuar në drejtim të saj. Qetësi.. Ka edhe dritë. Një erë e lehtë freskon shpirtin e tendosur nga përditshmëria. Aty këtu dëgjohen cicërima të zogjve.
– Paraqitja para mbretërve kërkon një fjalim përshëndetës, në shenjë respekti ndaj tij – pjesë e protokolit të mirësjelljes. E si të mos ketë fjalim hyrës për Sunduesin e gjithësisë, e miliarda universeve e galaksive, Sunduesit të shtatë katë qiejve, Bamirësit të përgjithshëm. Lavdërojmë e faleminderojmë, ngremë lart Emrin e Tij të bukur, dridhet zemra, dëshmojmë Njësinë e Tij… Pas përshëndetjes fillojmë leximin e “Nënës së librit”. Komunikojmë..
Njeriu: “Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve”
All-llahu: “Më ka falënderuar robi Im..”
Njeriu: “Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit”
All-llahu: “Më ka lavdëruar robi Im”
Njeriu: “Sunduesit në Ditën e gjykimit”
All-llahu: “Më madhëron robi Im”
Njeriu: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë”
All-llahu: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim, kurse robit Tim I takon ajo që e lyp”
Njeriu: “Udhëzona për në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre që I begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që humbën veten”
All-llahu thotë: “Kjo i takon robit Tim dhe ai do ta fitojë atë për të cilën lutet”
Njeriu: “E fytyrat e turpëruara të mëkatarëve i përulen të Gjithëfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim) (Ta-Ha 111-112)
…
Dhe jo.. nuk mund më të përmbahemi.. Përkulemi:
– ”I Dëlirë është Zoti im Madhështor, i Dëlirë është Zoti im i Lartë…”. As syri nuk përmbahet dot. Arrihet kulmi i kënaqësisë, i qetësisë.
– Përfundojmë këtë takim me zemër të kënaqur. Përshendesim përsëri të Përhershmin. Ia përcjellim përshëndetjet tona edhe mëshirës së njerëzimit, më të dashurit të Zotit. Lutemi për falje për veten tonë, prindërit e edhe për gjithë besimtarët e besimaret deri në ditën e gjykimit. Paqja dhe mëshira e All-llahu qoftë mbi ju…
* Ëmbëlsinë e këtij udhëtimi nuk mund ta kuptojnë ata që se kanë përjetuar. Shembulli i tyre është si shembulli i një njeriu të cilit i spjegohet shija e një peme që nuk e ka provuar. Po qe se i thuhet se pema ka shije të ëmbël, gjuha e tij prêt diçka të ngjajshme me dredhëzat, e po qe se i thuhet se ka shije të idhët ai prêt shije dardhe e vishnje.
Categories