UEFA dhe FIFA duhet definitivisht të shqetësohen me njoftimin se deri në vitin 2015 është e mundur që të fillojë LIGA E ËNDRRAVE, e cilat mund të shkatërrojë plotësisht brendet: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Kjo mund të bëhet me mbështetjen e Katarit, ku do të derdheshin mjete financiare marramendëse për secilin prej 24 ekipeve evropiane që do të merrnin pjesë në këtë garë.
Me këtë garë Katari kërkon që ta promovojë Kupën e Botës në vitin 2022 që do të mbahet në këtë vend, ndërsa LIGA E ËNDRRAVE është fantastike për një promovim të tillë. Në këtë ligë do të luaninin 24 klubet më të mira në Evropë, Real Madrid, Barcelona, Mançester Junajted, Juventus, Çelsi, Mançester Siti, Arsenal, PSG … dhe çdo klub në vit do të kishte fituar një shumë fantastike prej 175 milionë funtave për pjesëmarrje në këtë garë elitare.
Vetëm për krahasim, kampioni aktual në Ligën e kampionëve, ekipi i Çelsit, si skuadër fituese ka fituar rreth 50 milionë euro. Ndërsa në ligën që flitet se do të formohet, secili klub do të fitonte pothuajse katër herë më shumë. Dhe me të vërtetë do të ishte LIGA E ËNDRRAVE. |albtime|
Categories