Categories
Lajme FRI

Liga e Kampioneve, hidhet shorti i ndeshjeve të play off

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së “play-off”-eve të Ligës së Kampioneve, nga ku janë mësuar çiftët e dy seksioneve të kësaj faze, Champions Route dhe League Route.
Në “League Route”, Porto synon të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League për herë të 19, ndërkohë që Athletic Club do të shpresojë t’i japë fund një mungese 16-vjeçare në to. Ndër favoritët e “League Route” janë Arsenali, Porto, Zeniti, Leverkusen dhe Napoli, ndërsa më pak favoritët janë Athletic Bilbao, Lille, Kopenhagen, Standardi i Liezhit dhe Beshiktashi.
Sa i përket “Champions Route”, ish-fituesit e Kupës së Europës, Steaua Bukuresht, dhe 3 debutues kanë shanse potenciale për të marrë pjesë në grupe. Mes pretendentëve janë Salcburgu, Steaua Bukuresht, APOEL, BATE Borisov dhe Ludogorets Razgrad, ndërkohë që te jofavoritët përfshihen Maribor, Celtic Glasgow, Slovan Bratislava, Malmo dhe Aalborg.
Çiftet e ndeshjeve janë si më poshtë:
LEAGUE ROUTE
Beshiktash JK (TUR) – Arsenal FC (ENG)
Standard Liezh (BEL) – FC Zenit (RUS)
FC Kopenhagen (DEN) – Bayer 04 Leverkusen (GER)
LOSC Lille (FRA) v FC Porto (POR)
SSC Napoli (ITA) v Athletic Club Bilbao (ESP)
CHAMPIONS ROUTE
NK Maribor (SVN) v Celtic FC (SCO)
FC Salzburg (AUT) v Malmo FF (SWE)
Aalborg BK (DEN) v APOEL FC (CYP)
FC Steaua Bukureshti (ROU) v PFC Ludogorets Razgrad (BUL)
SK Slovan Bratislava (SVK) v FC BATE Borisov (BLR)
Shënim: 10 fituesit e “play-off”-eve do t’i bashkohen 22 ekipeve që hyjnë automatikisht në fazën e grupeve, për të cilën do të hidhet shorti në Monako, më 28 Gusht.

Exit mobile version