Të mëdha janë gjasat që nga stinori 2014/15, liga e parë futbollistike e Maqedonisë të jetë e shkurtuar nga 12 klube, në dhjetë, ashtu siç ishte para disa viteve kur Makedonija Gj.P. dhe Slloga Jugomagnat u larguan nga elita. Në takimin punues të kryetarit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjerogjevski, me drejtuesit e klubeve nga liga e parë, sipërfaqësisht ishte arritur një koncesus që të ketë ndryshime në sistemin e garave, respektivisht për të zvogëluar numrin e ekipeve pjesëmarrëse në të gjitha ligat, përfshirë këtu edhe elitën, kjo bëhet për qëllim që të rritet kualiteti.
Ndryshe, ky propozim do të gjendet në renditje gjatë kuvendit që do të zhvillohet më 29 qershor. Në këtë takim, drejtuesit e Rabotniçkit dhanë propozim që të nderohet edhe kalendari, ku sipas tyre kampionati do të fillonte në muajin mars, kurse do të mbaronte në nëntor. Nga ana tjetër, të pranishmit në këtë mbledhje u angazhuan që në të ardhmen të respektohen dhe të përforcohen kriteret që kanë të bëjnë me drejtësinë për licencim dhe për gara të klubeve nëpër ndeshjet kampionale.
EDITOR
12 years ago
previous article
Nga Kolosët e kësaj Feje – Ali Tantavi
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago