Categories
Lajme FRI

Liga Evropa / Fenerbahçe – Lacio

Me short janë përcaktuar dyshet e ¼ së finales së Ligës së Evropës. Kështu në Londër do të luhen dy ndeshje. Cana me Lacion do të udhëtojë për në Stamboll…..
Skuadrat e mëdha të mbetura në aktivitet në Europa League kanë evituar përplasjet me njëra-tjetrën në shortin e çerekfinaleve të hedhur sot në Nion të Zvicrës, duke pasur të gjitha mundësinë të kalojnë në fazën tjetër të turneut. Favoritët kryesorë të këtij turneu, anglezët e Çelsit, kanë një sfidë të lehë në letër përballë Rubin Kazan, skuadrës ruse që vjen për herë të parë në këtë pikë të turneut.  I vetmi ish-fitues i aktivitetit, Totenhem, që ka ngritur trofeun që quhej Kupa UEFA në vitet 1972 dhe 1984, do të përballen me zviceranët e Bazelit, që kanë eksperiencë në Kupat e Evropës por jo aq sa skuadra legjendare londineze. Ndërkohë, dy sfidat e tjera pritet të jenë më të ekuilibruara, pasi Fenerbahçe luan me Lacion, ndërsa Benfika kundër Njukasëll.
Liga Evropa   ¼ e finales
Çelsi-Rubin Kazan
Totenhem-Bazel
Fenerbahçe-Lacio
Benfika-Njukasëll
Ndeshjet e para në program janë më 4 prill, ndërsa ato të kthimit me 11 prill. Finalja e edicionit të sivjet të Liga Evropës është përcaktuar për tu zhvilluar më 15 maj në stadiumin “Amsterdam Arena” në Amsterdam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version