Sektori i Femrës pranë FRI-së Dega Kumanovë vazhdon me aktivitetet për muajin Ramazan. Aktivitetin themelor të Sektorit këtë vit po e përbën cikli i ligjëratave të organizuara nëpër fshatrat e rrethit të Kumanovës.
Më 30 Korrik 2013, u mbajt ligjëratë në fshatin Likovë. Temën “Pendimi gjatë muajit Ramazan” e shtjelloi ligjëruesja Sadete Sulejmani
Më 31 Korrik 2013, u mbajt ligjëratë në fshatin Çerkez. Temën “Vlera e dhjetë – ditëshit të fundit” e shtjelloi ligjëruesja Shefije Mamuti.
Pas një pauze disavjeçare, në këto fshatra, sivjet Sektori i Femrës i riktheu ligjëratat për femra, dhe ky rikthim ishte shumë i mirëpritur nga ana e tyre.
Nëpërmjet të dy ligjëratave në fjalë, ligjërueset u spjeguan të pranishmeve se Ramazani përveç si muaj i pastërtisë shpirtërore e i afrimit të zemrave, është edhe muaji i pendimit, muaji i faljes, i mëshirës e i punëve të dobishme që ofrojnw çdo zemër më afër Krijuesit të tyre.
Në përfundim të ligjëratave, nga udhëheqësja e programit u bë me dije se Sektori vazhdon me realizimin e aktiviteteve të rradhës gjatë Muajit Ramazan, dhe për të pranishmet u shpërndanë fletushka.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
you might also like
5 days ago
6 days ago