Sektori i Femrës pranë FRI-së Dega Tetovë vazhdon me aktivitete për muajin Ramazan. Aktivitetin themelor të Sektorit këtë vit po e përbën cikli i ligjëratave të organizuara nëpër fshatrat e rrethit të Tetovës.
Më 21 Korrik 2013, u mbajt ligjërata në fshatin Sllatinë. Më 24 Korrik 2013 në fshatin Shemshovë. Dhe, më 25 Korrik 2013 në fshatin Nerashtë.
Për gratë e të tre fshatrave në fjalë, temën “Ramazani si muaj i Shpalljeve” e shtjelloi ligjëruesja Sumeje Peza. Nëpërmjet kësaj teme, ligjëruesja u spjegoi pjesmarrëseve se Ramazani përveç si muaj i pastërtisë shpirtërore e i afrimit të zemrave, është edhe muaji i shpalljeve, duke u spjeguar atyre se është muaji që kërkon përkushtim maksimal ndaj Krijuesit, duke mos i harruar punët e dobishme e përkushtimin ndaj Librit të Shenjtë.

Nerasht
Ligjëratat nëpër xhamitë e fshatrave të Tetovës, Nerasht

Sllatine
Ligjëratat nëpër xhamitë e fshatrave të Tetovës, Sllatinë