Categories
Lajme FRI

Ligjëratë: “Feja, ne dhe të parët tanë”

Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë me datë 26.12.2014 realizoi ligjeratën e radhës me nxënës dhe student ku ligjerues ishte Hoxhë Qenan Ismaili përndryshe hatib i xhamisë NUR “Orizare e Poshtme”
Programi filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë nga Adem Memedi.
Tema të cilën e ligjeroi ishte “Feja, ne dhe të parët tanë”
Ai spjegoi për kurthet e jobesimtarëve të cilët në çdo mënyrë duan të na largojnë nga rruga e drejtë të cilën e kemi amanet nga të parët tanë dhe detyrë ndaj Allahut për të qenë besimtarë të vërtetë.
Qëllimi i kësaj ligjerate ishte që të ngjallet optimizmi dhe te vetdijesohen njerëzit në cdo aspekt qoftë fetar apo kombëtar.
Në këtë botë atë gjë që e synon një qenie njerëzore atë do ta arrin,nëse synon pasurinë Allahu do t’ia dhuron,nëse synon pozitë të lartë Allahu do t’ia dhuron,nëse synon botën tjetër Allahu do t’ia dhuron.
Atë qe e udhëzon Allahu, s’ka kush që e humb,atë që e humb, s’ka kush që e udhëzon.
Pas ligjeratës organizatorët kishin pregaditur një ëmbëlsirë tradicionale nga karshiaka e Shkupit ku dhe u zhvillua një bisedë e lirë ndërmjet të pranishmive.

“Feja, ne dhe të parët tanë” (1)
Ligjëratë: “Feja, ne dhe të parët tanë”

Ligjëratë: “Feja, ne dhe të parët tanë”

Ligjëratë: “Feja, ne dhe të parët tanë”

 
 
 

Exit mobile version