Në lokalet e FRI-së në Shkup me datë 14.01.2014 u realizua një ligjeratë me temë “Ta njohim Muhamedin a.s”, ligjerues i kësaj tribune ishte kryetari i O.H “Kalliri i Mirësisë”, z. Rufat Sherifi.
Kjo tribunë u realizua për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s, me aktivistët e rinj të FRI-së. Ligjeruesi në fjalë ndër tjerash potencoi se “Me lindjen e Muhamedit a.s ndryshoi historia, ai erdhi që njerëzimit ti jep dashurinë, respketin, diturinë. Një ndër gjërat që Muhamedi a.s i dha rëndësi ishte edhe dituria”.
Kjo ligjeratë zgjoi kurreshtjen tek të pranishmit, dhe për këtë shkak pas ligjeratës u zhvillua një debat ndërmjet nxënësve rreth temës në fjalë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
admin
11 years ago
previous article
FRI filloi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
48 mins ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
50 mins ago