Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë, nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë”, organizoi ligjëratë me të rinjtë dhe aktivistët me temë: “Ramazani dhe ne”, e elaboruar nga prof. Tahir Zenelhasani nga Shqipëria.
Afër 130 të rinj, aktivistë dhe dashamirë të FRI-së, dega në Kërçovë, prezentuan në ambientet e QT “Arabella” për të dëgjuar nga afër ligjeratën e prezantuar nga Prof. Tahir Zenelhasani, kryetar i shoqatës rinore “Ardhmëria” në Shqipëri.
Këtë takim e nderoi edhe prezenca e nënkryetarit të FRI-së në nivel qendror Berat Limani.
Pas ligjëratës, për të gjithë të pranishmit u shtrua iftar, i cili ishte i donuar nga komuna e Kërçovës, gjejgësisht kryetari i saj Fatmir Dehari. Ky aktivitet ishte i organizuar në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë” dega në Kërçovë.