Deputeti Fatmir Limaj edhe zyrtarisht ka kërkuar ndryshimin e qeverisjes komunale në Malishevë, duke e përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën.
Ai në një fjalim të gjatë ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që ketë herë të mos e votojnë PDK-në.
“Kam dashur që nga vendlindja ime t’i drejtohem opinionit të gjerë, që as nuk kam pushuar e as ndaluar, por do të vazhdoj punën time në shërbim të atdheut”, ka thënë Limaj.
Komandant “Çeliku” ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve të Malishevës që në këto zgjedhje ta mbështesin kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës, Ragim Begaj./Indeksonline/
——-
Ndizet Malisheva, Limaj pas pak fjalimin
Indeksonline ju sjell foto nga salla e sporteve në Malisheve, ku masës do t’i drejtohet deputeti Fatmir Limaj. Në sallë dhe jashtë saj ka mijëra qytetarë të cilët po presin fjalimin e Limajt./Indeksonline/
——
Limaj i thotë lamtumirë PDK-së
Deputeti Fatmir Limaj, pas pak minutash do t’i drejtohet qytetarëve të Malishevës ku edhe do të deklarohet për mbështetjen që do t’i japë Iniciativës Qytetare për Malishevën.
Indeksonline ka mësuar se, për ta dëgjuar fjalinë e shumë pritur të komandant “Çelikut” janë mbledhur shumë qytetarë të Malishevës me rrethinë./Indeksonline/
——
(10:29) Limaj përkrahë iniciativat, PDK drejtë ndarjes
Ende pa u bërë një javë që nga shpallja e verdiktit në rastin “Kleçka”, ku komandant “Çeliku” së bashku më bashkëluftëtarët e tij triumfoi përballë akuzave për krime lufte, sot Fatmir Limaj do të tregoi rrugën e re politike nga do të shkoi.
Indeksonline ka mësuar nga burimet të afërta me deputetin Limaj, se ky i fundit sot në mesditë do t’i thotë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës, ku edhe do të tregoi rrugën e re politike, për t’a mbështetur Iniciativën Qytetare për Malishevën.
Limaj sot do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e prezantimit për kryetar dhe të kandidatëve për asamble të Iniciativës për Malishevën.
“Mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj ekziston një disponim i mirë për të bashkëpunuar në rrugëtimin e përbashkët në politikë”, ka thënë burimi i Indeksonline.
Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, në zgjedhjet lokale do të përkrahin bashkëpunëtorët e tyre të pakënaqur me PDK-në, të cilët së fundi kanë formuar Iniciativa qytetare për të garuar në zgjedhje.
“Dua t’ju njoftoj se me kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kanë paraparë. Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do të kem kënaqësi që tani t’u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar. Shihemi atje”, ka shkruar Limaj në Facebook./Valdrin Krasniqi / Indeksonline /
Categories