Categories
Opinione

Lindëm njërëz apo u bëmë të tillë?

Të jesh a të mos jesh?  Një dilemë e madhe njerëzore. Ndoshta  sa vetë njerëzimi. Dhe një histori miliarda vjecare dëshmitë e sëcilës i shohim kudo na tregon se NJERIU ka zgjedhur të jetë. Por si ? Pse egziston ? Nga erdhëm dhe ku po shkojmë? Këto janë pyetje të njëriut modern. Shoqëria ka  evoluar  ka ecur përpara thuhet në ditët tona. Zhvillimi ka arritur majat në cdo aspekt si në: ekonomi, teknologji, shkëncë etj. Por sërish me dilemën e pyetjeve pa përgjigje.
A u krijuam apo lindëm rastësisht? Arkeologjia në bashkëpunim me shkencat e tjera është përpjekur të zgjidhë këtë enigmë me qëllim plotësimin e mozaikut të aktivitetit njerëzor. Përfundimet janë të mbështetura në të dhënat që na vijnë nga gërmimet dhe studimet me karakter gjeologjik, biologjik, antropologjik etj. Zhvillimi ka qenë një proces i gjatë dhe kompleks i cili kishte në qendër evolucionin që solli krijimin e njeriut të sotëm. Mekanizmi i evolucionit ishte seleksionimi natyror sipas Darwinit, themeluesi i teorisë. Pra njeriu kishte evoluar nga një qënie më e ulët në një qënie më të lartë, më të zhvilluar. Shkenca plotësoi akoma më shumë këtë teori dhe krijoi  një model të evolucionit të njeriut me të gjitha hallkat.
Sipas shkencëtarëve rreth 4 milionë vjet më parë ka jetuar në Tokë një lloj majmuni Austrolopithecus. Duke u ndjekur nga pasardhësit e tij Homo Habilis, Homo Erectus, Homo sapiens dhe Homo sappiens sappiens. Të mbështetura këto në të dhënat që na japin fosilet e gjetura në vende të ndryshme të botës. Ata japin edhe mekanizmat si ka ndodhur ky process i kushtëzuar nga kushte të jashtme dhe të brëndshme. Kjo teori e evolucionit nga njeriu mbrohet nga rrethet shkencore. Por lind pyetja se nësë njeriu është pasardhës i  një lloj majmuni. Majmuni pasardhës i kujt është? A është bota rezultat I një rastësie? Ekperimentet shkencore tregojnë se asnjë proteinë e vetme nuk mund të krijohet vetvetiu. Atëhere si u krijuan miliarda proteinat që ndërtojnë botën? A na u shfaq jeta papritur në tokë? Shtresa më e vjetër gjeologjike në të cilën janë gjetur fosile daton 500 – 550 vjecare. Fosilet e gjetura në shkëmbinj janë gjallesa të ndryshme për të cilat nuk ka parardhës. A na u shfaqën kaq papritur në një formë shumë të komplikuar fiziologjike. Ka edhe shumë gjallesa të tjera  të cilat nuk kanë lidhje me apo formë kalimtare me njëqelizorë. Serish shkenca nuk ka përgjigje pervecse të shprehet: “ organizmat ose janë shfaqur në tokë plotësisht të zhvilluar. N. q. se janë zhvilluar, ato duhet të zhvillohen nga specie që kanë egzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. N. q. se janë shfaqur në një fazë plotësisht të zhvilluar, ata duhet të jenë krijuar nga një inteligjencë e plotëfuqishme”.
Këtu ndoshta na duhet të hedhim një vështrim se cfarë na thotë ana tjetër e shkencës pra feja.
Sipas fesë Zoti krijoi gjithësinë dhe gjithcka ndodhet në të. Zoti krijo njeriun në formën që ai është sot. Po cilat janë kundërargumentat që na vijnë nga feja.
Le ta nisim me evolucionin.
Sipas evolucionistëve jeta ka evoluar nëpërmjet dy mekanizmave:

  1. Seleksionimit natyror
  2. Mutacioneve

Seleksionimi si proces natyror është i njohur dhe i pranuar gjerësisht por që nga Darëini deri sot nuk ka prova shkencore se ai mund të bëjë gjallesat të evolojnë.
Ai bën që gjallesat më të afta për të përballuar jetesën e për të lënë pasardhës që do të mbijetojnë ndërsa ato të paafta të zhduken. Por kjo nuk ka për ti ndryshuar ato. Përmendim disa tentativa për të vërtetuar seleksionim si rasti “i nxirjes industriale” në Angli.
Por rasti na tregon se seleksionimi solli vetëm ndryshim të ngjyrës së fluturave që tashmë egzistonin në grupin e fluturave pra nuk solli krijimin e një formë të re jetese. Për tu bërë kjo duhet të ndryshohet kodi gjenetik. Seleksionimi natyror nuk mund ti japë përgjigje kompleksitetit të gjallesave. Ai nuk mund të rrisë apo të përmirsojë informacionin gjenetik të një specieje. Ai nuk mund ta kthejë peshkun në zog. Pra seleksionimi nuk mund te ketë sjellë evoluimin nga qënie më e ulët në një më të lartë.
Mutacionet.  Janë shkëputje apo zëvëndësime në kodin gjenetik në ADN. Ato ndodhin në kushte të caktuara dhe në mënyrë aksidentale dhe gjithmnonë janë të shoqëruara më pasoja negative si vdekje, paaftësi dhe deformime. Gjithashtu ato nuk shtojnë informacion të ri në ADN. Pra edhe mutacionet nuk mund të kenë qënë një shkak që solli evolucionin e njeriut.  Por nësë e zgjerojmë njohurinë për gjallesat e tjera. A janë të prekura edhe ato nga seleksionimi dhe kanë evoluar nga një shkallë më e ulët në një më të lartë. Të dhënat na tregojnë se një bletë e sotme nuk ka asnjë ndryshim nga një fosil i gjetur i cili datohet para miliona vjetësh. Atëherë vetëm njeriu paska evoluar? Por le ti rikthehemi të dhënave.
Austrolopithecu që përfaqëson kategorinë e parë. Janë majmunë të zhdukur që i ngjajnë majmunëve të sotëm. Ata kishin kapacitet të trurit me shimpazetë e sotme. Ata përdorin duart dhe këmbët për tu ngjitur në pemë.
Janë të shkurtër dhe me shumë karakteristika fizike si majmunët e sotëm.
Është thënë se ecte me dy këmbë por të studimet e sotme tregojnë se në fakt ai ecte me katër këmbë pra jo si një njeri. Nuk dihen  arsyet pse është zhdukur.
Homo habilis, Homo Erectus. Të gjithë kanë më shumë tipare që e afrojnë me majmunin sesa me njeriun. Ata kanë jetuar njëkohësisht me njeri – tjetrin prandaj nuk mund të jenë pasardhës apo paraardhës.
Argumenta të tjera na tregojnë se me pranimin e evolucionit si një proces thelbësor në zhvillimin e shoqërive njerëzore nuk mund ti japin shpjegim cdo fenomeni që ka ndodhur në tokë që nga lindja e njeriut deri sot.
Shkenca akoma nuk ka një përgjigje të saktë dhe të mirëargumentuar për pyetje të tilla si:

  1. Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?
  2. Përse kanë humbur gëzofin?
  3. Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?
  4. Përse mësuan të flasin dhe të shkruajnë?
  5. Por mbi  të gjitha kush e krijoi botën?

Evolucion në përshtatje me kushtet mjedisore që janë gjithmonë në ndryshim nuk mund të na japë përgjigjet e dëshiruara por na ngre dhe shumë pyetje të tjera.
Por edhe argumentat dhe kundërargumentat nga të dyja palët vazhdojnë secila duke insistuar në teorinë që mbron.
Por  njeriu vazhdon të jetojë akoma dhe të zhvillohet deri ku dhe kur? Këtë se di asnjë.
Na ngelet vetëm të jetojmë dhe të zgjedhim nësë duam të jetojmë si evolucionist apo si njërëz që besojnë në një forcë të mbinatyrshme e cila e krijoi dhe e drejton botën.  Ose të vazhdojmë të kërkojmë prova të tjera për të vërtetuar se evolucioni ka ndodhur.
Duke u nisur nga kjo Arkeologjia ka një rol kyc në zbërthimin e këtyre enigmave mbarënjerëzore dhe ti japë përgjigje secilës palë me argumentat e saj duke lexuar “tokën” dhe atë cka ajo fsheh nën të.
Dhe të na tregojë nësë ne lindëm apo u bëmë njërëz?
Albert Ajnshtajni ka thënë:  “Unë nuk mund ta imagjinoj nje gjeni në shkencë pa këtë besim të thellë”. Situata mund të përshkruhet kështu: “ Shkenca pa fe është sakate”.
 


 

BIBLIOGRAFIA

 Harun , Jahja. Gjunjëzimi i Evolucionit.

Cliff, Conner, Evolucioni kundër Krijimit.
Dan Graves, Science and Faith.

Exit mobile version