Categories
Lajme

Linjë hekurudhore mes qytetit Xhedda dhe Mekës

Banorët dhe vizitorët e qytetit Xhedda, i cili është 80 km larg qytetit të shenjtë Mekë, do të mund ta përshkojnë këtë distancë për 15 minuta, falë linjës së re hekurudhore që është në ndërtim e sipër. Treni do të ketë shpejtësinë 300 km në orë.
Nga fundi i vitit 2014, projekti më i madh hekurudhor në vend, i cili lidh dy qytetet e shenjta, Mekën dhe Medinen me linjë hekurudhore, pritet të ketë përfunduar fazën eksperimentale. Meka, Xhedda dhe Medina, do të lidhen me linjë hekurudhore, e cila do të përbëhet nga pesë stacione, me një gjatësi prej 480 km. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version