Liqeni Isikli në provincën Denizli të Turqisë dhuron pamje spektakolare në kohë të ndryshme të vitit dhe të ditës.
Liqeni me ujë të ëmbël “Isikli” në provincën turke Denizli është destinacion i preferuar i dhjetëra llojeve të zogjve shtegtarë, ndërsa me qetësinë dhe peizazhin spektakolar të lindjes dhe perëndimit të diellit ai tërheq edhe shumë turistë.
Emri i liqenit Isikli (i shndritshëm) lë të kuptohet se bëhet fjalë për një liqen natyror, i cili në periudha të ndryshme të vitit dhe ditës ofron pamje jashtëzakonisht të bukura të ngjyrave në sipërfaqen e qetë të ujit.
Liqeni gjendet në lartësinë prej 821 metra mbi nivelin e detit dhe në këtë periudhë të vitit brigjet e tij janë të mbështjella me akull. Liqeni shtrihet në sipërfaqen prej 73 kilometrash katror, ndërsa prej tij buron Lumi Buyuk Menderes dhe shumë përrenj, të cilat ujisin fushat bujqësore.
Gjithashtu zona është edhe një qendër e rëndësishme rajonale dhe resurs për peshkim dhe akuakulturë. Gjatë periudhës së shtegtimit liqeni është vend i preferuar i shumë llojeve të patave dhe rosave./TRT – Shqip
EDITOR
9 years ago
previous article
Kamata
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
REAGIM ME RASTIN VANJA
1 year ago