Trendi i rri mizor i quajtur “Loja e nokautit” ka kapluar SHBA-të. “Lojtarët”, të cilët janë kryesisht adoleshentë, e pikasin një kalimtar të cilin synojnë ta nokautojnë me një të goditur. Deri tash shtatë vdekje ndërlidhen me këtë lojë.
Psikologu Jeffery Garder ka thënë se këta adoleshencë ashiqare janë “qyqarë”.
“Këta fëmijë, të cilët ndoshta nuk kanë mbështetje në shtëpi, e të cilët mbase nuk kanë caqe të edukimit, janë shumë, shumë të mërzitur me jetët e tyre… Kjo është vrastare, është e tmerrshme”, tha ai.
“Unë jam i sigurt se shumica e këtyre fëmijëve janë tallur apo ndoshta rrahur nga prindërit e tyre, por problem është se ata pikasin njerëz të pafajshëm. Nëse duan ta bëjnë këtë, atëherë le ta nokautojnë njëri-tjetrin”, ka thënë blogeri Stacey Nelkin.