Futbollist i skuadrës së Verderit nga Bremeni, Aron Hunt që tani mund të shpallet lojtari më i ndershëm i Bundesligës. Loja e tij “fair play” në përballjen me Ninbergun është vënë në qendër të vëmendjes së mediave. Hunt në ndeshjen Nynberg – Verderi u rrëzua në zonën e reptësisë dhe pasi në afërsi të tij gjendej një futbollist vendas, arbitri tregoi në pikën e bardhë duke menduar se kishte kontakt. Megjithatë Aron Hunt, u ngrit në këmbë dhe arbitrit kryesor i’a bëri me dije se ai kishte humbur baraspeshën. Pas kësaj referi kryesor i ndeshjes e ndëroi vendimin e tij. Ndryshe Verderi në transfertë me 2:0 e mundi Nynbergun.
EDITOR
11 years ago
previous article
Së shpejti nis ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago