Categories
Lajme FRI

Lojtari më i ndershëm i Bundesligës

Futbollist i skuadrës së  Verderit nga Bremeni, Aron Hunt që tani mund të shpallet lojtari më i ndershëm i Bundesligës. Loja e tij “fair play” në përballjen me Ninbergun është vënë në qendër të vëmendjes së mediave. Hunt në ndeshjen Nynberg – Verderi u rrëzua në zonën e reptësisë dhe pasi në afërsi të tij gjendej një futbollist vendas, arbitri tregoi në pikën e bardhë duke menduar se kishte kontakt. Megjithatë Aron Hunt, u ngrit në këmbë dhe arbitrit kryesor i’a bëri me dije se ai kishte humbur baraspeshën. Pas kësaj referi kryesor i ndeshjes e ndëroi vendimin e tij. Ndryshe Verderi në transfertë me 2:0 e mundi Nynbergun.
 

Exit mobile version