Pёr ta mposhtur dhimbjen e vendit tim
si shumё tё tjerё mora armёn e dola pёr luftim,
u betova se do ta jepja mё tё shtrejtёn qё posedoj
vetёm tё dashurin atёdhe ta çlirojё.
 
Luftova me gjithё shpirt e zemёr
shfrytёzova çdo strategji lufte tё mёsuar,
durova etje dhe uri qё s’durohej fare
vetёm nё emёr tё All-llahut tё jemё dёshmor i tokёs shqiptare.
 
Luftё e pёrgjakur pёrplot viktima
pёr kёtё tokё dhan jetёn shumё trima,
tё gjithё luftuam pёr njё qёllim
kёsaj toke tё shtrejtё liri ti sjellim.
 
Me ndihmёn e All-llahut lufta u pёrfundua
vendi im i dashur nga rrobёria u çlirua,
vite mё pas si shtet nё vete u emёrua
dhe plotёsisht aromёs sё liris ju gёzua.
 
Si luftёtar i denj ju gёzova pa mas liris
mё shumё se gjithçka ju gёzova pavarёsis,
por mё dhimbset vendi se si po e udhёheqin drejt zhvillimit
duke rritur papunёsi,varfёri,e laicizёm po e çojnё drejt shkatrimit.
 
Unё dhash gjithçka pёr ta rimёkёmbur vendin
por si shpёrblim nuk mё dhan asgjё pёr tu rimёkёmbur unё,
prandaj tani po jetoj nё kushtet mё tё vёshtira tё varfёris,
pa bukё,pa ujё,pa kulm mbi kokё,vetёm me ajrin e pastёr tё liris.
 
Luftova pёr njё qёllim
e tani po jetoj nё mjerim,
kujt ti drejtohem pёr dёmshpёrblim
kur pёr çlirimtarёt,qeveritarёt nuk kan interesim.
 
 
Unё s’lotova nga plagёt qё mё sollёn pran vdekjes
por tani i thyer nё moshё po qajё me lotёt e dhimbjes,
po qajё sepse nё njё mjerim tё thellё po jetoj
po qaj sepse fёmijёt me bukё nuk mundem ti gёzoj.
 
Shpeshherё shpirti mё mbushet me urrejtje
e marr rrevolen pёr ti dhёn fund kёsaj jete,
por kur mё kujtohen fёmijёt se nё dorёn e kujt mbeten
pёrmbahem duke gёlltitur mbrenda vetes urrejtjen.
 
Para çdo mandature betoheni e premtoni se do t’na ndihmoni
pasi hyni nё pozitё premtimet haroni,
çdo fjalё e juaj e bukur mё duket e shёmtuar
sepse kam humbur besimin dhe tё vёrtetёn s’mund besuar.
 
Sikur tё kisha fizikё tё shёndosh
asnjёherё s’do tё kёrkoja lёmosh,
e sidomos nga ata qё asnjёherё s’mё ndihmojnё
pёrpos se plagёt e zemrёs mi shtojnё.
 
                Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
                                                                                                     26.Shkurt.2014