LSDM ka firmosur nënshkrimet për kthimin e mandatit të deputetëve duke vulosur kështu mospjesëmarrjen në zgjedhje lokale të 24 marsit, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal” nga burime brenda kësaj partie.
Se kur do të bëhen publike dorëheqjet pritet të shihet, ndërsa sipas gjitha gjasave ajo do të ndodhë para datës së 24 marsit kur dhe zyrtarisht janë caktuar zgjedhjet lokale.
Pra, partia e Cërvenkovskit mbetet përfundimisht në vendimin që t’i bojkotojë zgjedhjet lokale. Këshilli qendror i partisë në mbledhjen e mbrëmshme madje konfirmoi vendimin e këtillë.
“Vendimi jonë është i pakthyeshëm. Pa marrëveshje politike për dalje nga kriza e cila nënkupton edhe rikonstruim të legjitimitetit të institucioneve, ne në zgjedhje lokale nuk do të marrim pjesë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Andrej Petrov. Në Parlament kjo parti prezantohet prej 43 deputetëve.
EDITOR
12 years ago
previous article
Hasan El-Benna, ylli i thirrësve
next article