Standarti i shifrave dhe numrave
Në përgjithësi numrat apo shifrat përbëjnë standartin apo matësin kryesor të suksesit në fusha të ndryshme të angazhimit, konkurrencës, përballjes dhe dialektikës. Por duhet theksuar se jo në të gjitha rastet ato përbëjnë matësin real dhe treguesin vendimtar të arritjes apo fitores.Një nga këto përjashtime është lufta.
Lufta dhe numrat
Të paktën historia moderne e luftrave tregon se numrat e vrarë në to dhe për shkakun e tyre nuk janë në vetvete fitorja.Këtë e tregon lufta e dytë botërore siç e tregojnë edhe luftëra të tjera si ajo e Vietnamit… etj. Në shumicën e rasteve luftrat, siç thonë, bëhen, ose të paktën justifikohen, me qëllime të tjera “të ligjshme dhe madhore”.Sakaq ato konsiderohen të fituara në varësi të objektivave të vëna. Kjo nuk do të thotë aspak se njerëzit e vrarë dhe jetët e marra janë të dorës së dytë… .
Qindra të vrarë dhe luftë e humbur
Deri tani në Gaza janë vrarë nga armët gjigande të Izraelit mbi 1400 palestinezë. Megjithatë analistë të ndryshëm të mediave kryesore izraelite si Jediot Ahranot dhe Haertz … etj, pohojnë se kryeministri izraelit Beniamin Netanjaho nuk bëri gjë tjetër me këtë luftëpërveçse I shkaktoi Izraelit humbjen e rradhës në përballje me Hamasin, një organizatë politike aktiviste në mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve. Konkluzioni justifikohet lehtë dhe qartë: objetivat e vëna jo vetëm që nuk janë realizuar por Hamasi po del nga kjo luftë me fitime kolosale të cilat as nuk do t’I kishte ëndërruar nëse nuk do të ishte zhvilluar kjo luftë. Normalisht, këtu nuk bëhet fjalë për fitime materiale.
Pse po humb Izraeli edhe në këtë luftë?
Para kalimit tek arsyet ia vlen të theksohet dhe të marret në konsideratë fakti se kjo është përballja e tretë e shtetit me ushtrinë më të fortë në rajon, Izraelit me Hamasin… .Vitet 2008, 2012 janë paraprirëse të përballjes aktuale që ka gjasa të jetë e fundit e këtij lloji sipas vetë analistëve izraelitë. Domethënë se ka shumë mundësi që Izraelitët të ulen, të detyruar, nëtavolinën e rrumbullakët të negociatave me drejtuesit e Hamasit, të cilët janë trajtuar si terroristë deri më tani, nga ana e Izraelit, duke pranuar si kusht paraprak, të paktën, heqjen e embargos dhe të izolimit ndaj Gazas dhe hapjen e përhershme të kufijve me Egjiptin, për të parë një marrëdhënie të re ndryshe nga e kaluara. Po ta marrim vetëm faktin se kemi tëbëjmë me një përballje të tretë mes një force rajonale si Izraeli dhe një organizate palestineze kjo do të thotë shumë për të dy palët… .
Pesha e Hamasit
Ose thënë ndryshe pse gjithë kjo vëmendje izraelite ndaj Hamasit?!Tre përballje ushtarake thuajse periodike.Domethënë kemi të bëjmë me një këmbëngulje tejet të etur për zhdukjen e Hamasit. Që do të thotë se vetë Hamasi përbëka një rrezik tëveçantë për Izraelinpor në të njëjtën kohë përbëka një vlerë të veçantë për çështjen palestineze dhe palestinezët gjë, kjo e fundit, që mund të shpjegojë, tëpaktën disi, se pse banorët e Gazas nuk ngrihen kundër Hamasit edhe pse ky I fundit ka qenë “shkak” I gjithë këtyre vuajtjeve të shkaktuara.
Kthim mbrapa në histori
Është mëse e ditur se Hamasi si organizim politik është një aktor relativisht I ri në terenin e çështjes palestineze. Por duhet ditur se Izraeli si shtet ka nisur për të mos mbetur tek kufijtë aktual por për tu shtrirë në të gjithë hartën teoratike nga Nili në Eufrat.
Janëtre-katër element që duhen futur në llogari për të shkuar pak më tej në këtë analizë.Elementi I parë ka të bëjë me faktin se vetë izraelitët s’para e fshehin këtë ambicie. Elementi I dytëështë I lidhur me riformatimin apo ribërjen e hartës gjeografike të lindjes së mesme e ideuar dhe e mbështetur nga fuqitë e mëdha… .Elementi I tretë përbën futjen nën sqetull të Fatahut nga ana e Izraelit. Elementi I katërt dhe shumë I rëndësishëm konsiston në faktin se veçanërisht lufta e Irakur si dhe pranvera arabe dhe grushtet e shtetit që e pasuan atë nxorrën në pah dhe përshfaqën qartazi gadishmërinë e Iranit për të bërë kompromise dhe pazare me Izraelin në kurriz të shteteve dhe faktorëve sunit në rajon. Domethënë se Izraeli pranon një faktor të dytë në rajon që kënaqet me ndarjen përgjysëm të Irakut dhe ndikim në gjirin arab por që I mundëson Izraelit realizimin e ambicies së tij për zotërimin e zemrës së lindjes së mesme.Pra bashkëpunimi I Izraelit me Iranin I bie të jetë shumë I frytshëm sepse ambiciet e të fundit nuk cënojnë ato të Izraelit por njëkohësisht ai përbën për Izraelin ndihmësin kryesor për eleminimin apo të paktën për dobësimin e faktorit sunit në rajon që përbën pengesën kryesore ndaj ambicieve të të dyve. Pra paradigma: “armiku I armikut timështë miku im” në këtë rast është shumë funksional.
Mes 2008-s dhe 2014-s
Duke pasur parasysh marrëdhëniet e qeverive arabe të parapranverës arabe me Izraelin i vetmi faktor real shqetësues për Izraelin mbetej Hamasi. Për konsolidimin e imazhit pozitiv të Hamasit në sytë e palestinezëve dhe popujve arab, veç kontributit të vet Hamasit, një kontribut të veçantë po jepnin qëndrimi shumë gri I Organizatës “Fatah” dhe qeverive arabe ndaj çështjes palestineve të shumë zvarritur. Sakaq përballë një imazhi pozitiv në rritje të Hamasit duhej një ndërhyrje e fortë izraelite por që mbaroi me dështim. Ndërhyrja e 2012 nga shumëkush u komnetua si përpjekje e Izraelit për të konstatuar përfundimisht qëndrimin e Mursiut dhe mbështetësve të tij ndaj çështjes palestineze por gjithsesi edhe kjo qe dështimi izraelit I rradhës sepse nga njëra ana paraqiti Hamasin akoma dhe më të fortë dhe nga krahu tjetër lartësoi imazhin e Mursiut dhe pasuesve të tij në sytë e opinionit mbarë arab dhe mysliman pse jo dhe ndërkombëtar.
Përsa I përket ndërhyrjes aktuale 2014, sipas shumëkujt, nga Izraeli u pa si një rast që nuk duhej humbur. Pas puçit ushtarak sisoist në Egjipt dhe pas pseudozgjedhjeve presidenciale egjiptiane të mbështetura fuqishëm nga vetë Izraeli, ky I fundit gëzon luajalitetin absolut dhe bindjen prej puthadori të gjeneral Sisit dhe mbështetësve të tij. Duke marrë në konsideratë plotësisht pazaret e ndrequra me Iranin, Hizbullahin, qeveritë arabe të tmerruara nga pranvera arabe si dhe krahët e ngrohta… Izraeli me në krye Netanjahun dhe qeverinë e tij nuk mund të gjente rast më të mirë për të hequr nga rruga pengesën e fundit në rrugën drejt planit ekspansionist, Hamasin.
Një punë e lënë përgjysëm sa një punë a pakryer fare
Para dy-tre ditësh gazeta prestigjioze izraelite Jediot Ahranot shkruante se lufta e Izraelit ndaj Hamasit tashmë ka dështuar. Objektivi për zhdukjen e Hamasit nuk u realizua ndërkohë që humbjet e shumëanshme janë shumë të mëdhaja në të kundërt me fitoret e Hamasit brenda dhe jashtë, në opinionin arab dhe ndërkombëtar.
Luftë mes shtetesh
E njëjta gazetë pohon se kjo luftë e ka paraqitur Hamasin në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm jo si një organizatë por si një shtet të mirëorganizuar gjë që ia lartëson Hamasit akoma dhe më shumë imazhin në opinionin ndërkombëtar. Kjo gjë në vetvete ushtron presion akoma dhe mëtëfuqishëm ndaj vetë Izraelit për ta marrë në konsideratë Hamasin dhe për ta trajtuar ndryshe pas kësaj lufte.
Konsolidim I imazhit të Hamasit brenda palestinezëve
Ashtu si luftërat e tjera edhe kjo luftëjo vetëm që nuk e ka dobësuar marrëdhënien e Hamasit me popullsinë palestineze por e ka konsoliduar akoma dhe më shumë në Gaza, në Bregun Perëndimor si dhe tek palestinezët brenda Izraelit. Këtë e vërtetojnë protestat e shumta dhe të vazhdueshme në këto vende pro Gazas dhe Hamasit.
Miku im terrorist
Pas kësaj lufte Izraeli zor se e merr më guximin të përballet në këtë lloj forme me Hamasin dhe Gazan. Në krahun tjetër suksesi I vazhdueshëm I Hamasit ndaj Izraelit si dhe besnikëria e tij e paepur ndajçështjes palestineze e ka vënë totalisht nën hije dhe e ka zbehur mjaft Organizatën “Fatah” e cila deri tani ka qenë aktori I vetëm për çështjen palestineze I konsideruar nga Izraeli dhe nga opinion ndërkombëtar.Përballë këtij suksesi të Hamasit dhe dështimi të Fatahut, Izraeli do të jetë I detyruar të pranojë të bashkëveprojë me mikun e tij “terrorist”, faktorin Hamas.Me këtë Izraeli do jetë I detyruar të vë në siklet edhe shumë faktorë dhe aktorë ndërkombëtarë që e kanë trajtuar Hamasin de facto si organizatë terroriste.Edhe kjo e fundit përbën në vetvete një pikë shtesë në tabelën e suksesit të Hamasit në përballjen me Izraelin dhe faktorët ndërkombëtar.
Përfitimet në terren
E pakta gjë nga e cila nuk heq dorë Hamasi dhe që ka si një nga kushtet kryesore për ndalimin e luftës është heqja përfundimtare e embargos dhe izolimit. Sado që përpiqet Izraeli ta shtyjë Hamasin të kërkojë ndalimin e luftës duket qëky I fundit nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë pa garantuar kushtet thelbësore të vëna nga ai vetë. Është e sigurtë se kryeministri Netanjaho dhe qeveria e tij janë penduar për këtë luftë dhe do të kishin ururar të mos e kishin filluar atë. Këtë pendim e shton akoma dhe më tepër këmbëngulja e Hamasit për ta vazhduar për derisa nuk I realizohen kushtet e vëna. Ajo që e bën Hamasin akoma dhe më këmbëngulës ndaj kushtit të heqjes së izolimit është edhe shijimi I madh dhe I bukur I lirisënjëvjeçare që përjetoi Gaza gjatë pushtetit të Mursiut në Egjipt.
Suksesi I Hamasit sukses për pranverën arabe
Një nga analistët e Al-Xhezira pohon se ajo që po ndodh në Gaza është vazhdim I pranverës arabe. Kjo e kapur nëdy aspekte. Aspekti I parë ai I vetë pranverës arabe dhe aspekti I dytë ai i qëndrimit të Izraelit dhe qeverive arabe ndaj vetë pranverës arabe. Përsa I përket aspektit të parë duhet pasur parasysh se Hamasi shikohet nga opinion masiv arabo-islam por edhe më gjerë… si shtrirje e faktorëve dhe aktorëve të pranverës arabe të cilët kërkojnë shembjen e despotizmave arabë dhe krijimin e hapsirave të duhura dhe legjitime për faktorët e natyrshëm që burojnë nga vetë populli dhe identiteti I tij për ta udhëhequr botën arabe drejt atij roli që I takon. Përsa I përket aspektit të dytë, edhe këtu duhet pasur parasysh se ashtu si qeveritë arabe edhe Izraeli janë jashtëzakonisht të interesuar që pranvera arabe të dështojë dhe ky interesim është konkretizuar më së miri në bashkëpunimin e gjithanshëm të dy palëve për dështimin e pranverës arabe. Sakaq fitorja e Hamasit është fitore për pranverën arabe dhe humbja e tij është humbje e saj.
Ngushëllim dhe inkurajim
Këtu duhet veçuar një fakt shumë I rëndësishëm. Rezistenca e Hamasit dhe susksesi I tij në këtë luftëpërbën në vetvete një ngushëllim shumë të madh për masat e gjëra arabo-islame dhe për të gjithë faktorët pro-pranverës arabe të cilët u lënduan rëndë nga puçi ushtarak ndaj presidentit Mursi dhe mbështetësve të tij të cilët përfaqësonin udhëheqësit dhe dretjuesit kryesorë drejt realizimit të aspiratave dekadore të përqindjes më të madhe të popujve arabo-islam të shumë vuajtur nga sistemet politike despotike. Sakaq kjo fitore do të përbëjë në vetvetë një shtysë dhe inkurajim të këtyre masave dhe faktorëve për të vazhduar rrugën e tyre drejt vendosjes së demokracive reale në vendet e tyre e njëkohësisht do ua lehtësojë sado pak dhimbjen dhe lëndimin që u shkaktoi puçI ushtarak në Egjipt dhe situata e nderë në Siri, Irak dhe Libi.
Brishtëzimi I pozitave të izraelit
Për sa I përket humbjeve të brendëshme të Izraelit sipas vetë analistëve janë të paimagjinueshme dhe të paparashikuara ndonjëherë.
Siguria kombëtare izraeliteështë e cënuar si asnjëherë më parë.Tashmë raketat Made in Gazza nuk lënë cep të Izraelit pa përshkruar.Përgatitja ushtarake e hamasit është befasuese e njëkohësisht tmerruese për ushtrinë Izraelite.Mbi tre milion izraelite I kanë kaluar këto 25 ditë lufte nëpër tunele për tu ruajtur nga raketat e Hamasit.Për herë të parë në historinë e Izraelit mbyllet aeroporti ndërkombëtar “Ben Gorjon” më I madhi I Izraelit, për shkak të goditjes së raketave të Hamasit. Deri më tani lufta mes Izraelit dhe Hamasit zhvillohej në Kufijtë e Gazas ndërsa tani Hamasi e ka kaluar luftën e tij me Izraelin brenda në Izrael. Me dy-tre raketa të lëshuara në një nga qendrat më të mëdha bërthamore izraelite Hamasi I përcolli Izraelit mesazhin se tashmë mburoja jote e hekurt nuk mund të të mbrojë nga raketat e prodhuara me dorë.Veç raketave Hamasi kontrollon sigurinë e Izraelit edhe përmes avionëve pa pilotë edhe këto të prodhuara me dorë. Tunelet e nëndheshme gjarpëruese të Hamasit përbëjnë për ushtrinë izraelite tmerrin e vërtetë dhe të vazhdueshëm. Para dy ditësh ishte hedhur në youtoobe një video e regjistruar nga ushtarët e Hamasit duke dalur nga një tunel I nëndheshëm ku goditën një fortifikatë izraelite dhe vranë dhjetë ushtarë izraelit gjë e cila shkaktoi shumë trazira në opinionin izraelit. Njëqind e njëzetë ushtarë izraelit të vrarë dhe një ushtar I zënë rob është një shifër që shkakton shumëpresion nga opinion izraelit ndaj Netanjahut dhe qeverisë së tij.Njëkohësisht humbjet ekonomike në fushëm e turizmit, të aksioneve bankare, të udhëtimeve ajërore e në shumë fusha të tjera të ekonomisë janë shumë të rënda dhe të papara ndonjëherë.
Ndërsa për sa I përket ndikimit të kësaj humbje të Izraleit tek popujt arab natyrisht pritet të jetë shumë I madh. Mbase jo në afat të shkurtër kohor por në afat të gjatëështë I sigurtë… . Guximi I popujve arab ndaj Izraelit natyrisht që do të shtohet akoma dhe më shumë.
Në aspektin e opinionit ndërkombëtar, sipas analizave të ndryshme, kjo luftë e mbyllur me humbje dhe dështim ka shumë mundësi të shkaktojë izolim të Izraelit. Gjasat e këtij opsioni shtohen akoma dhe më tepër nëse Izraeli do tu përgjigjet kushteve të hamasit për heqjen e Izolimit. Kjo e fundit do të mundësojë që Hamasi të kërkojë akoma dhe më fortë të drejtat e palestinezëve dhe të trajtojë viktimat e rëna në të gjithë këto luftëra si pasojë e krimeve të luftës dhe të vërë Izraelin në bankën e akuzës ndërkombëtare. Pasoja këto të vërejtura që tani.
Qeveritë arabe në teh të greminës
Izraeli, me mbështetjen e qeverive despotike arabe kundër pranverës arabe dhe kundër popujve që kanë qeverisur, ka përbërëpër këto qeveri një farë mburojedhe mbështetësi që ka garantuar në njëfarë mase jetëgjatësinë e këtyre qeverive.Dritëshkurtësia e tyre I ka bërë këto qeveri të lidhin interesate e tyre në mënyrë jetike me Izraelin. Mirëpo nëse Izraeli do të jetë I detyruar të bashkëveprojë me Hamasin dhe ta marri në konsideratë atë, kjo do të jetë një goditje vdekjeprurëse për qeveritë arabe për disa arsye. Këto qeveri jo vetëm nuk e kanë mbështetur Hamasin por kanë investuar miliardat kundër tij ashtu siç kanë bërë me pranverën arabe. Sakaq do të kenëtë bëjnë me një investim kolosal të shkuar dëm. Njëkohësisht, siç përmendëm më sipër, Hamasi konsiderohet thuajse kalaja e fundit e pranverës arabe dhe me triumfin e tij merr zemër akoma dhe më tepër pranvera arabe shumë trishtuese për këto qeveri. Veç sa më sipër imazhi I këtyre qeverive përballë popujve të tyre do të merrte një goditje shumë të dhimbshme e cila vjen në një kohë mplakje dhe dobësimi të tejskajshëm të këtyre qeverive despotike.
Jargët e Iranit dhe Hizbullahit
Siçështë kuptuar dhe deklaruar, Hizbullahu nuk është gjë tjetër përveç se mekanizëm zbatues I politikave dhe interesave iraniane në zemrën e lindjes së mesme. Sakaq çdo lloj shfaqje e faktorëve përfaqësues sunit në këtë rajon vështirëson misionin e Hizbullahit.Në rastin konkret një nga faktorët e hijëzuar nga suksesi I Hamasit është edhe Hizbullahi. Një nga dëmet e mëdha që Hamasi I ka shkaktuar atij, në mënyrëjo të drejtpërdrejtë, është zbehja e heroizmave të Hizbullahit në përballjet e tij me Izrailin. Duke marrë në konsideratëçka u tha më sipër në lidhje me marrëdhëniet e Izraelit me Iranin dhe qendrimin e të dyve ndaj pranverës arabe dhe faktorit sunit në rajon kuptohet akoma dhe më lehtë dhe më qartë se Hamasi shkakton çuarjen kot të gjithë atyra jargëve të kulluara nga buzët dhe gjuha e Iranit dhe Hizbullahit.
Fitorja e vëllait të vogël fitore e vëllait të madh, Turqia
Siç dihet, një nga mbështetësit kryesor, për mos thënë I vetmi I këtij niveli, për Gazan ka qenë prej vitesh dhe vazhdon të jetë Turqia. Kjo mbështetje e Turqisë vazhdimisht është konkretizuar dhe nuk ka mbetur në nivel fjalësh dhe deklaratash.Para disa ditësh ministri I jashtëm I Turqisë Ahmet Davudoglu deklaroi se qeveria turke po studion mundësinë e vendosjes së një ure ajrore direkte me Gazan. Fitorja e Hamasit veç asaj se nuk do jetë një mbështetje e shkuar dëm nga ana e Turqisë por përbën një shtesë të konsiderueshme pozitive në opinionin e brendshëm turk dhe atë ndërkombëtar që vjen në një situatë jo shumë të qëndrueshme për qeverinë turke për shkak të problemeve të brendëshme dhe presioneve të jashtme. Siç vlen të përmendet këtu se vet ngjarjet në Gaza kanë shkaktuar në një farë mase shkaputjen e vëmendjes së faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtatr nga reformat rrënjësore që po bën qeveria turke pas sprovave të brendëshme gjë që ia ka lehtësuar sado pak këtë fazë. Shto këtu edhe respektin e shtuar të popujve arab dhe islam ndaj shtetit dhe qeverisë turke. Siç përbën njëkohsisht shtesë të një shkalle të dominancës turke në marrëdhëniet e acaruara me Izraelin.
Sprova e faktorëve ndërkombëtar
Ngjarjet dhe përballjet e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit kanë nxjerrë na pah se aktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë e kanë pasur të pamundur të vënë në ballancë Izraelin me Hamasin. S’ka dyshim se për shumë prej këtyre aktorëve Izraeli përbën një rëndësi tëveçantë… . Kjo mund të ketë qenë një nga shkaqet qe e ka bërë Hamasin të mbështetet fuqishëm tek forcat e veta në mbrojtje tëçështjes palestineze. Zhgënjimi që pësoi Hamasi nga qëndrimi I faktorit ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që rezultuan me fitoren e Hamasit e vuri Hamasin përballë një fakti të palëkundshëm: për faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar Izraeli gëzon prioritet… .
Mirëpo kjo fitore e rradhës së Hamasit që pritet të shkaktojë pasojat dhe reagimet e lartpërmendura do ta vënë në pozitë shumë të vështirë faktorin ndërkombëtar siç e ka vënë realisht. Agjensitë e ndryshme mediatike ndërkombëtare pohojnëse para një jave Sekretari I Shtetit ka vizituar dy herë Kajron brenda dyzetë e tetë orëve… .Me sa duket aktorët e rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë të detyruar të luajnë edhe me një lojtar të ri në fushëm e lojës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Hamasin.
Ngushëllim dhe Urim
Duke pasur parasysh se nëçdo lojë, garë, përballje pse jo dhe luftë ka një krahë fitues dhe një humbës mesa duket në këtë të Izraelit dhe Hamasit do I duhet botës përsëri, por në këtë rast në mënyrë më të veçantë, të ngushëllojë Izraelin për humbjen dhe të urojë Hamsin dhe Gazan për fitoren. Ndërsa të rënët në këtë luftë ashtu si dhe në të tjerat iu duhet ta kërkojnë ngushëllimin diku tjetër dhe jo tek bota… .
Categories