Pa dyshim se mëvetësia e Shqipërisë ndërlidhet me Luftën e parë ballkanike. Lufta e parë ballkanike ishte faktori kryesor që shpejtoi shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Fundi i kësaj lufte me përmasa tragjike shënoi fundin e epokës osmane në Ballkan, ku viktimë kryesore në këtë luftë në rend të parë u gjetën shqiptarët.
Shtet ballkanike të ndihmuara nga Rusia hyjnë në bisedime njëra me tjetrën dhe arritën në përfundim se mbrojtja më e mirë ishte sulmi i përbashkët kundër armikut të përbashkët, në këtë rast kundër Perandorisë Osmane.
Duhet theksuar se si shkas për fillimin e luftërave ballkanike ishte lufta turko-italiane e vitit 1911. Në qarqet e ndryshme politike në Ballkan gjithnjë bëhej e qartë se lufta italo-turke do të pasohej nga një luftë ballkanike, e cila do të shpinte në shembjen e Perandorisë Osmane.
Sipas politikanëve shqiptar (lexo: Ismail Qemalit) me aneksimin italian të Tripolit, parimi i tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane më nuk vlen, tani ishte për t’u dyshuar nëse shtetet ballkanike do të qëndronin të qeta.
Në 30 mars të vitit 1912 u nënshkrua një traktat sekret mes Bullgarisë dhe Serbisë, për mbrojtje të ndërsjellë, në lidhje me këtë shefi i diplomacisë ruse Sergej Sazonov (1910-1916), u dërgoi telegram ambasadorëve të tij në Londër dhe Paris, ku ndër tjerash thuhej:
“Një aleancë serbo-bullgare është nënshkruar me qëllim të mbrojtjes së ndërsjellë dhe të mbrojtjes së interesave të dyanshëm, në rast ndryshimi të Status quo-së ose të një agresioni nga ana e një fuqie të tretë kundër njërës prej palëve nënshkruese.
Traktati përmban një klauzolë të fshehtë, sipas së cilës të dy palët nënshkruese, para se të nisin të trajtojnë të gjitha masat aktive, zotohen të këshillohen me Rusinë”.
Më vonë këtij traktati iu bashkëngjiten edhe dy shtete tjera ballkanase gjegjësisht Greqia dhe Mali i zi.
Ky traktat parashikonte se në rast Turqia sulmon integritetin territorial të njërit nga palët nënshkruese, ose, në rast shkeljes së të drejtave të garantuara me drejtën ndërkombëtare ose me ndonjë konventë speciale, shtetet tjera duhej ti dilnin në mbrojtje me të gjitha mjetet shtetit të sulmuar.
Aleatët ballkanik ndiheshin të fortë nga ky bashkim, ata shfrytëzuan humbjen e osmanëve në luftën italo-turke, dhe po ashtu ato ishin të ndjeshëm nga fitorja e kryengritësve shqiptarë, pikërisht aty kah 1912.
Në verën e vitit 1912, kryengritësit shqiptarë u ngritën në revoltë kundër portës së Lartë, ata kërkonin një autonomi të plotë dhe të administruar nga vetë shqiptarët.
Duhet theksuar fakti se, gjatë kësaj kryengritje çetave shqiptar u kishin dalë në ndihmë edhe qeveria serbe dhe ajo malazeze, jo vetëm kaq por këto qeveri me çdo kusht mundoheshin që mos të arrihet paqe ndërmjet shqiptarëve dhe otomanëve, ata vazhdimisht nxitnin konflikt mes tyre.
Organizata sekrete serbe “Уједињење или смрт” (Unitet ose Vdekje) ndryshe e njohur edhe si Dora e zezë, disa liderëve shqiptarë u kishte ofruar para dhe armatim me qëllim që këta të ngrihen në kryengritje kundër osmanëve.
Lëvizja kombëtare shqiptare dukej se po shkonte drejt qëllimit përfundimtar, gjegjësisht autonomi të plotë nën mbrojtje të perandorisë osmane, në kuadër të kësaj autonomie përfshiheshin katër vilajetet të popullarizuara me shumicë shqiptarë pra, Vilajeti Janinës, Shkodrës, Manastirit, dhe Kosovës.
Aleatët ballkanik ndiheshin të frustruar nga autonomia eventuale e Shqipërisë, për vet faktin se, nëse arrihet kjo autonomi për shqiptarët, atëherë nuk mund të realizoheshin aspiratat territoriale greke në jug dhe serbo malazeze në veri.
Shtetet ballkanike, por edhe fuqitë e mëdha si Rusia, Franca dhe Britania, vazhdimisht kërcënonin Perandorinë Osmane që të mos u jepej shqiptarëve atë që kërkonin. Beogradi dhe Sofja me këmbëngulje kërkonin nga Rusia dhe Britania që të ndërhynin kundër njohjes së autonomisë së shqiptarëve.
Ambasadori rus në Stamboll ia bëri të ditur shefit të diplomacisë osmane se, qeveria ruse do ti kundërvihet çdo lloj politike që çon në formimin e një vilajeti autonom për shqiptarët. Edhe ambasadori francez në Stamboll i tërhoqi vërejtjen ministrit të jashtëm osman për pasojat në rast së plotësohen kërkesat shqiptare.
Përfundimisht aleanca ballkanike filloi agresionin kundër P. Osmane, në muajin tetor 1912, pasi mbreti malazez Nikolla i shpalli luftë portës së lartë duke sulmuar Shqipërinë veriore.
Lufta shkoi në atë drejtim ashtu që secili shtet zhvilloi luftën në atë terror që kishte afër: serbët sulmuan në luginën e Moravës dhe vardarit, grekët në jug të luginës së vardarit dhe në “Epir”, kurse bullgarët në lindje të Thrakis.
Shqiptarët në fillim të luftës ngelën neutral, por një gjë e tillë ishte e pamundur pasi që ushtritë osmane përjetonin humbje të mëdha, kjo gjë nënkuptonte humbje edhe për shqiptarët. Andaj me futjen e ushtrive sllavo-greke nëpër vendet me popullsi shqiptare, shqiptarët u radhitën në anën e ushtrisë osmane kundër forcave ballkanike.
Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar tanimë autonomia e Shqipërisë nuk kishe kuptim, por ishte koha që të kërkonin pavarësi dhe formim të një shteti të pavarur dhe sovran. Kah fundi i nëntorit forcat serbo-malazeze kishin okupuar Durrësin pra, përfundimisht ushtritë serbe ishin zbarkuar në Adriatik, ëndrra e vjetër serbe dukej se po realizohet. Kur fuqitë evropiane (Austro-Hungaria dhe Italia) morën vesh për qëllimet serbe, i dërguan ultimatum Serbisë, nga shkaku se këto shtete Adriatikun e konsideronin pronë private të tyre.
Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në terren diplomatët shqiptarë udhëtuan nëpër Vjenë e Bukuresht, me qëllim që të gjen përkrahje diplomatike, pasi që me humbjen e osmanëve në këtë luftë automatikisht nënkuptonte pushtim sllavo-grek mbi Shqipërinë. Në Vjenë diplomatët shqiptarë u takuan me shefin e diplomacisë austro-hungareze si dhe me ambasadorin e Britanisë dhe të Italisë.
Austro Hungaria ishte shteti që shqiptarët kishin një pik shprese, nga shkaku se ky shtet, pengonte krijimin e një shteti të madh serb në Ballka, pas largimit të otomanëve nga Ballkani planet serbe i pengoi vetëm Austro-Hungaria.
Ky shtet realizimin e interesave të saja në Ballkan e shihte vetëm përmes krijimit të një shteti shqiptar. Me mbështetjen diplomatike që ua dha Austro Hungaria shqiptarëve, 83 delegat shqiptarë nga gjitha vilajetet me shumicë shqiptare, me 28 nëntor të vitit 1912 shpallën Shqipërinë të pavarur.
Categories