Në datën 15 mars ishte përvjetori i tretë i fillimit të luftës në Siri. 15 marsi ishte një datë reflektimi për katër vitet e shkuara dhe për 150 mijë jetët e humbura në luftë.
Ajo që filloi si një seri protestash paqësore për të ringjallur shpresën e Pranverës Arabe, tani është kthyer në konfliktin më të tmerrshëm të kohëve moderne.
Fëmijë ushtarë, miliona refugjatë dhe mizori të shfrenuara – këto janë disa nga produktet e tmerrshme të kësaj lufte, e cila nuk tregon shenja mbarimi.
Më poshtë, paraqitet një retrospektivë e këtyre viteve orvatjeje, e parë përmes imazheve të fuqishme të bëra nga fotografë, të cilët shpesh rrezikojnë jetën e tyre për të kapur momente dhe ngjarje në një vend të grisur nga lufta.
Categories