Kur mbeten edhe pak javë deri në mbyllje të kampionateve kryesore në Europë, ankthi sa vjen dhe shtohet te tifozët. Po le t’i marrim me radhë. Së pari, më interesante se kurrë është kthyer La Liga (kampionati spanjoll), ku pas fitores së Barcelonës me Realin e Madridit, lufta për titull është më e hapur se kurrë. Kryeson Atletiko Madrid me 70 pikë, po aq edhe Reali, ndërsa Barcelona ka 69. Në 6 javët e mbetura, Atletiko do të ketë transferta të vështira, si ajo në Bilbao, në Valencia dhe në fund në Barcelonë. Reali ka kalendar më të favorshëm, pasi vetëm 2 ndeshje jashtë janë të vështira, me Sevilian dhe Sociedadin. Ndërsa Barcelona ka derbin me Espanjolin, Vilarealin dhe në fund pret Atletikon. Ndeshja e fundit mund të vendosë edhe titullin kampion.
PREMIER LEAGUE
Në Angli situata është pak a shumë si në Spanjë, me vetëm një ndryshim, që janë më pak javë për t’u luajtur. Çelsi ndodhet në krye me 69 pikë, Liverpuli me 65 pikë, Mançester Siti 63 dhe Arsenali 62 pikë. Por kujtojmë që Liverpuli dhe Arsenali kanë nga një ndeshje më pak se Çelsi, ndërsa Siti 3 të tilla, që në rast se do t’i fitonte të tria ndeshjet e prapambetura, do të ishte në krye. Në këtë sens, Arsenali duket disi prapa në garë për titull, aq më tepër që me rivalë direkt lë shumë për të dëshiruar. Do të jenë përcaktuese ndeshjet direkte, por në fundin e sezonit vlen çdo pikë e marrë, ndërsa çdo hap fals kushton sa një sezon.
SERIA A
Në Itali kemi situatë tjetër. Edhe më fanatiku tifoz i Romës nuk beson tashmë se mund ta arrijë Juventusin, që ndodhet i shkëputur në krye me 14 pikë, pavarësisht se Roma ka një ndeshje më pak. Kështu që juventinët i kanë vënë vetes një qëllim tjetër, kapjen e kuotës së 100 pikëve në Serinë A, një rekord më vete. Aktualisht Juventus ka 78 pikë, duhen edhe 22 pikë për këtë rekord, kur mbeten edhe 9 javë për t’u luajtur, që do të thotë se kampionëve në fuqi u nevojiten 7 fitore dhe një barazim. Me dy transferta të vështira, si ajo në Napoli dhe në Romë, plus që Juventus lufton edhe në Ligën e Europës, do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.
BUNDESLIGA
Edhe Bajerni i Mynihut në kampionatin gjerman luan për rekorde, pasi titulli është vetëm 1 pikë larg dhe këtë me 92% të mundësive e arrin javës tjetër në ndeshjes e radhës, duke u bërë skuadra që shpallet më shpejt kampione në historinë e futbollit europian, pra që në muajin mars. Rekordet e tjera janë të panumërta, plot 50 ndeshje pa humbje, 18 fitore radhazi në transfertë, pikët e grumbulluara etj., etj. Por qëllimi kryesor është që bavarezët ta mbyllin kampionatin pa humbje, një qëllim që mund të realizohet, pasi ndeshja më e fortë, ajo me Dortmundin, luhet në “Allianz Arena”.
(BalkanWeb)
EDITOR
11 years ago
previous article
Orientim i ri i Konferencës së Islamit në Gjermani
next article
Islamoneveria vs Islamokracia: simbioza e ekstremeve
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago