Categories
Lajme

Lugina e Preshevës shpall autonominë

74 këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës kanë shpallur mbrëmë në orën 22:00 “Autonominë e Luginës” me të drejtë bashkimin me Kosovën.
Lajmin e ka publikuar sot agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, sipas së cilës në seancën e mbrëmshme me dyer të mbyllura, unanimisht  u aprovua Rregullorja e Punës së këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve, që  përmban përveç kushtetutës edhe dhjetëra nene që kanë të bëjnë me konstituimin dhe formën juridike të “Autonomisë së Luginës”.
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë të gjithë liderët e Luginës së Preshevës, të cilët thanë se shpallja e “Autonomisë së Luginës”  është në përputhshmëri me vullnetin e popullatës shqiptare dhe në përgjigje me reciprocitetin. Ky vendim vjen pas deklaratave të liderëve të Luginës, sidomos të kryetarit të Preshevës z.Ragmi Mustafa se “Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën, apo ndonjë hap tjetër politik.”
Njëkohësisht ky vendim vjen dhe si përgjigje të kërkesës së Serbisë e cila kërkon autonominë e veriut të Mitrovuicës.
Deklarata e shpalljes së “Autonomisë së Luginës” u është drejtuar misioneve dhe autoriteteve ndërkombëtare dhe serbe në Beograd.
Reagimi i parë nga Beogradi ka arritur sot në orët e hershme tëmëngjesit nga ana e Kryetarit të Trupit koordinues Zoran Stankovic i cili i  akuzoi kryetarët e komunave shqiptare për “tradhti” sipas të cilit “Beogradi nuk e pranon kurrë të ashtuquajturën Autominë e Luginës, sepse ajo është djep i Serbisë dhe i njohur nga bota si “Pcinjski Krug”, kurse nga Kosova s’ka ende reagime dhe urime, me që gjithë janë drejtuar me sy e vesh kah Brukseli.
Mësohet se Lëvizja Vetëvendosja i ka uruar liderët shqiptarë atje për vendimin e guximshëm.
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me qendër në këtë qytet raporton se Presheva po mbahet në rrethim të hekurt nga policia dhe xhandarmeria serbe, e cila mësohet se ka arrestuar 12 këshilltarë në fund të mbledhjes. Afër fundit të mbledhjes autoritet serbe kanë shkëputur energjinë elektrike për të penguar punimet./Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version