Luksemburgu do të jetë selia e bankës së parë islame në eurozonë me emrin ORIS BANK

Kapitali fillestar, i cili ka për qëllim sigurimin e shërbimeve bankare për individët, kompanitë dhe sektorin privat, do të jetë 60 milionë euro.
Kjo bankë do të ketë degë edhe në Paris, Bruksel, në Frankfurt dhe në Holandë.
“Shoqata e biznesmenëve të Gjirit” si dhe Familja Mbretërore e Emirateve të Bashkuara Arabe do të jenë investitorët kryesorë të kësaj banke.
Duhet theksuar se stabiliteti i sistemit financiar islam dhe fitimet e tij gjatë viteve të fundit, në veçanti pas krizës ekonomike të Perëndimit, ka tërhequr shumë vende perëndimore të përfitojnë nga ky sistem./igj/