Partia Demokratike bëri publike sot të dhënat e dy kandidatëve për kryetar të partisë, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.
Kush është Sokol Olldashi që synon të bëhet kreu i ri partisë më të madhe tanimë në opozitë. Ai ka vite që është pjesë e PD-së, ndërsa ka drejtuar edhe disa poste ministrore si dhe deputet në të paktën tre legjislatura.
Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor të vitit 1972, i martuar dhe me dy fëmijë.
Ai ka kryer në vitin 2004, Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave
(Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 – Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar
jurist)
-Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)
-Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002
Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Gjuhët e huaja – Anglisht, Italisht
Lulzim Basha
ka lindur më 12 qershor të vitit 1974 në Tiranë. Lulzim Basha u angazhua që në dhjetorin e 1990 bashkë me të rinj të tjerë gjimnazistë të Tiranës përkrah studentëve dhe Partisë Demokratike të sapothemeluar. Pjesëmarrës aktiv në protestat para dhe pas zgjedhjeve të Marsit 1991, gjatë zgjedhjeve të 1992 ai ishte vëzhgues i Partisë Demokratike në KQZ.
Në vitin 1993 Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike.
Në vitin 1999 Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Ai më pas shërbeu në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
Në korrik 2005 Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë si një nga përfaqësuesit e qytetit të Tiranës. Në këtë periudhë, Basha ishte edhe Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave dhe zëdhënës i Fushatës 2005.
Në qeverinë e re të Kryeministrit Berisha, Bashës iu besua fillimisht detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në këtë detyrë ai nisi punimet për ndërtimin e Rrugës së Kombit, autostradës Durrës-Kukës-Morinë, vepra më e madhe infrastrukturore e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.
Në maj 2007 Basha u zgjodh Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh W. Bush. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria mori ftesën dhe një vit më pas u anëtarësua në NATO.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Lulzim Basha kryesoi fushatën elektorale në Qarkun e Elbasanit ku Partia Demokratike shënoi një rezultat historik duke marrë 7 nga 14 mandate në krahasim me 2 mandate në vitin 2005. Në qeverinë e re, Bashës iu besua portofoli i Ministrit të Brendshëm. Nën drejtimin e tij u përmbushën të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave në zonën Schengen, si dhe u arritën standarde të reja në luftën kundër krimit, aseteve kriminale dhe bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë. Këto hapa bënë të mundur vendimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë në dhjetor 2010.
Në vitin 2011, Lulzim Basha kandidoi kundër kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Fushata e Tiranës u konsiderua fushata më e mirë që Partia Demokratike kishte zhvilluar ndonjëherë. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh. Duket se Lulzim Basha i njohur për mbështetjen e gjer të Berishës, ishte aty kur momentet më të rëndësishme po shënoheshin për vendin. /Start/
Categories