dr.Jusuf el-Kardavi
Prej mirësisë së Allahut është edhe ajo se, veprat e mira të cilat kryhen drejtë, nuk mund t’i zhdukë asgjë përpos daljes nga feja, Allahu na ruajt. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër…>> ; <<E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve>>. Ndërkaq, kur janë në pyetje mëkatet, Allahu i Madhërishëm ka hapur shumë dyer për fshirjen e tyre dhe pastrimin prej pasojave të tyre. Ibn Tejmije konsideron se ka dhjetë mundësi për këtë gjë, ndërkaq Ibn Kajjimi, i quan këto mundësi “lumej” të larjes së mëkateve, dhe numëron:pendimin, kërkimin e faljes (istigfar), bërjen e veprave të mira, si:abdesi, namazi, agjërimi, lëmosha-zeqati, haxhi, umreja, lutja, leximi i Kur’anit, xhihadi, sprovat dhe vështirësitë e kësaj bote, ndëshkiemt ligjore islame, mundimet në vdekje dhe dënimi në varr. Poashtu, prej këtyre mundësive janë edhe:lutja e besimtarëve dhe kërkimi i faljes që bëjnë për të, dhënia e lëmoshës për të pas vdekjes, falja e xhenazes së tij, etj. Të gjitha këto që zunë në gojë, janë fshirëse dhe pastruese të njeriut nga mëkatet. Për atë, atë që nuk e pastron njëri lum, e pastron lumi tjetër, pastrim pas pastrimi dhe mundësi pas mundësie, derisa ta takon Allahun i pastër.
prej arabishtes:Bashkim Aliu
EDITOR
11 years ago
previous article
Si reagonte i Dërguari i Allahut ndaj kritikave kundër tij?
next article
Parametrat bashkëkohorë të Zekatit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago