Në Onja, në veri-lindje të Turqisë, lustraxhiu 56 vjeçar Ali Alik, ka bërë një investim, i cili në pamje të parë të duket i çuditshëm, ndoshta dhe i pavlerë. Megjithatë, kjo është ajo që bëri Ali Alik. Që prej 23 vitesh, ai ka hequr dorë nga pirja e duhanit, por jo vetëm.
Shumën e përditshme me të cilën ai blinte paketën e cigareve, vendos t’ia japë të shoqes që ti kursejë. Përgjatë 23 viteve dhe për çdo ditë, Ali Alik i dorëzonte të shoqes shumën me të cilën do të blinte paketat e përditshme të cigareve. 23 vite më vonë, vendosi ta hapë sëndukun ku i ruante të hollat e kursyera dhe pa që shuma e mbledhur, ishte e mjaftueshme për të blerë një shtëpi të re dhe të rehatshme. Pasi bëri një eksplorim të vogël, ai vendosi të blejë një shtëpi katër katëshe.
Ai vetë tregon:”Duke hequr dorë nga duhani, vendosa të ruaj shëndetin dhe familjen nga rreziku i tij. Njëkohësisht, ishte dhe një kursim i qëlluar, pasi shumën që shpenzoja për duhan, fillva ta kursej. Kur pashë që shuma e mbledhur ishte e madhe, vendosa të blej një shtëpi për të shtatë fëmijët e mi. Përveçse ruajta shëndetin, të hollat që do të shpenzoja për duhan, i investova dhe ja ku bleva shtëpinë.” /ardhmeriaonline/
Categories