Me lotët që t’vërshojnë fytyrës
në t’freskëtat plagët që t’djegin
bëhu e fortë Siri,
qëndro!
të lutesh për ne mos harro…
përderisa kacafytesh me tmerr,
gjak, e lotë
vdekja t’ngjitet sysh si rriqër
lutu Siri
për të gjithë të vdekurit që jetojnë në këtë botë…
për zemrat tona lutu
që na janë përzier me gurë
për gjuhët që urat shembin
e ndërtojnë mur!
mblidh lotët që ke derdhur fytyrës na i hidh, na zgjo! ne të kemi harruar, por ti e harruar s’je ne kemi harruar, ti na përkujto!
Shqipe Palloshi
EDITOR
12 years ago
previous article
Fetva e Akademisë së Fikhut Islam për atë se dhënia gjak a është e njëjtë me dhënien gji?
next article
Siri, mos e humb shpresën tek Zoti
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
22 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago