Categories
Lajme FRI

‘Lutu për ne Siri’

Me lotët që t’vërshojnë fytyrës
në t’freskëtat plagët që t’djegin
bëhu e fortë Siri,
qëndro!
të lutesh për ne mos harro…
përderisa kacafytesh me tmerr,
gjak, e lotë
vdekja t’ngjitet sysh si rriqër
lutu Siri
për të gjithë të vdekurit që jetojnë në këtë botë…
për zemrat tona lutu
që na janë përzier me gurë
për gjuhët që urat shembin
e ndërtojnë mur!
mblidh lotët që ke derdhur fytyrës na i hidh, na zgjo! ne të kemi harruar, por ti e harruar s’je ne kemi harruar, ti na përkujto!
Shqipe Palloshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version