Me datë 09.07.2015 (e enjte) në ambientet e Unierzitetit FON, në prani të miqëve, familjarëve e dashamirëve Burhanedin Nuhiju mbrojti me sukses temën e magjistraturës.
Para komisionit të përbërë nga prof. Dr. Nazmi Maliqi (Mentor), prof. Dr. Temelko Rsitevski (kryetar komisioni) dhe Doc. Dr. Afrim Osmani (anëtarë komisioni) në pika të shkurta shtjelloi temën “Vetqeverisja lokale dhe e drejta për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Ky punim përmbante pesë kapituj, hyrje dhe përfundim. Në këtë temë kandidati krahas burimeve të ndryshme kishte përdorur edhe anketën dhe intervistën si mjete të metodologjisë shkencore.
Burhanedin Nuhiju është i lindur me datë 17.01.1988 në f.Moranë – Shkup. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Shkup, studimet deri diplomike i kreu në Fakultetin “Iustininus primus” pranë Univerzitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Vlen të përmendet se Burhanedin Nuhiju është kryetar i FRI – nëndega Karshiakë si dhe jurist në Komunën e Studeniçanit.

IMG_3085
Magjistroi Burhanedin Nuhiju

IMG_3099
Magjistroi Burhanedin Nuhiju

IMG_3148
Magjistroi Burhanedin Nuhiju

IMG_3176
Magjistroi Burhanedin Nuhiju

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam