Categories
Lajme FRI

Magjistroi Muhamed Jashari

Ne prani të familjarëve, miqve kolegëve e dashamirëve, me datë 16.01.2013 (e mërkurë), në hapësirat e fakultetit juridik të universitetit “shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, me sukses të shkëlqyeshëm mbrojti punimin e magjistraturës, kryetari i kuvendit të FRI-së dega Shkup, Muhamed Jashari.
Para komisionit të përbërë nga Prof Dr. Misho Dokmanoviç (mentor) Prof. Dr. Lubomir Frçkovski (kryetar komisioni) si dhe Prof. Dr. Biljana Popovksa, Muhamed Jashari në pika të shkurta në mënyrë të thuktë shtjelloi temën me titull: “Politika e jashtme amerikane, si dhe çështja shqiptare nga viti 1912 e deri në vitin 1923”.
Punimi në fjalë përbëhej nga katër kapituj, hyrje dhe përfundim, kurse kandidati në këtë temë kishte përdorur dokumente nga arkivi i state departamentit amerikan, si dhe disa gazeta amerikane të viteve 1913-1914.
Përndryshe Muhamed Jashari është i lindur me 26 shtator të vitit 1988 në çair të Shkupit, shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen “Medresenë Isa Beu” në Shkup. Ai vazhdoi studimet në universitetin e Evropës juglindorë në Tetovë në fakultetin e administratës publike dhe shkencave politike, drejtimi shkenca politike ku edhe diplomoi në vitin 2010.
Në po të njëjtin vit ai vazhdoi studimet pasuniversitare në fakultetin juridik të universitetit “shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Muhamed Jashari ka marrë pjesë në disa seminare brenda dhe jashtë vendit, si dhe përveç gjuhës shqipe dhe asaj maqedone, ai komunikon në gjuhën angleze dhe atë arabe.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version