Pas modelit të parë revolucionar i3 vjen nëpër konçesionarë modeli i dytë i gamës elektrike të BMW, ai sportiv i8. Ky model inovativ 2+2 i përket kategorisë së makinave hibride, me njësinë elektrike prej 96 KW.
Me pak fjalë, i8-a përmban në kompleksin e saj 362 kuaj/fuqi, që i mundësojnë të rrisë shpejtësinë njësoj si me një makinë me karburant, nga 0 në 100 KM në 4.4 sekonda kohë.
BMW-ja e re i8 përmban edhe një seksion seleksionimi mes 5 modaliteteve të ndryshme të drejtimit. Në atë tërësisht elektrike, makina mund të arrijë një shpejtësi deri në 120 kilometra në orë me autonomi maksimale prej 37 kilometrash, ndërsa duke përdorur opsionin e benzinës ajo mund të përshkojë deri në 600 KM pa u ndalur as edhe njëherë.
Nxjerrja e saj në treg është parashikuar në qershor, me një variacion çmimesh që nisin nga 132.500 euro, të cilit mund t’i shtohen opsione të shumta, mes të cilave ndriçuesit me teknologji lazer.
Categories