Categories
Lajme

Malajzi, fushatë kundër Shën Valentinit

Zyrtarët islamikë në Malajzi lëshuan ​​një fetva në vitin 2005, se kjo ditë është e lidhur me “elemente të krishterimit”.
Përpara ditës së Shën Valentinit, autoritetet fetare në shtetin e Malajzisë, Selangor kanë befasuar nxënësit e shkollave të mesme duke bërë shpërndarjen e fletushkave rozë me udhëzime që kjo ditë konsiderohet haram nga shumë studiues.
“Unë mendoj se shumica prej nesh kanë mësuar se pse konsiderohet e ndaluar festimi i Shën Valentinit,” tha Mohd Ibrahim, 17 vjeçar, për News Straits Time. “Duke i para ata (zyrtarët) të bisedonin me nxënësit në lidhje me Shën Valentinin ishte e papritur.”
Fletëpalosjet rozë ishin titulluar “Udhëzime për Ditën e Shën Valentinit”
Shumë prej nxënësve thanë se ishin në dijeni për ndalesën kundër marrjes pjesë në festimet e kësaj dite dhe arsyet pse nuk duhet.
“Unë mendoj se kjo fushatë është e dobishme për ata që duan të dinë se pse ne nuk duhet të marrim pjesë në festimet e kësaj dite,” tha Nadia Amyra Azirudyn, 16 vjeçare.
Një tjetër student, Suhaidi Subeli, 16 vjeç, vuri në dukje se fushata mund të ishte edhe më efektive nëse mbahen ligjerata të veçanta fetare në këtë temë.
Ai shtoi se Dita e Shën Valentinit u festua zakonisht në mesin e studentëve jo-muslimanë në shkollë .
Fletëpalosje të ngjashme pritet të shpërndahen edhe në shkolla tjera.
Zyrtarët islamikë në Malajzi lëshuan ​​një fetva në vitin 2005 se kjo ditë është e lidhur me “elemente të krishterimit”.
Një tjetër fushatë filloi në vitin 2013 nga Departamenti Islamik për Zhvillim në Malajzi (Jakimi) ku rreth 250 vullnetarë nga organizata të ndryshme joqeveritare kishin organizuar një  fushatë të ngjashme. Drejtori i përgjithshëm i saj Datuk Othman Mustafa tha se kishte për qëllim ekspozimin e vullnetarëve me nevojën për të qenë njerëz të orientuar, në luftën kundër sëmundjeve sociale.
Islami njeh raste të lumtura që sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit, dhe që shton erëz në jetën e tyre .
Megjithatë, Islami shkon kundër pasimit të verbër duke imituar Perëndimin në lidhje me raste të veçanta të tilla si dita e Shën Valentinit.
Për këtë arsye, duke përkujtuar Ditën e Shën Valentinit është një risi që nuk ka mbështetje fetare./mesazhi/

Exit mobile version