Malezia planifikon të themelojë një fond global Zekati ashtu që t’ju ndihmojë miliona varfanjakëve anembanë botës.
“Sekretariati i vakëfeve, zekatit dhe haxhxhit (JAWHAR) është në realizim e sipër të Organizatës botërore të zekatit dhe ka nevojën e sponzorimit edhe nga shtetet e tjera muslimane”, theksoi Xhemil Khir Bahar, ministër në Departamentin e Kryeministrit, njoftoi agjensioni gazetaresk Bernama.
Ne gjithashtu shpresojmë që bankat Islamike anembanë botës do t’i ndihmojnë këtij fondi (WZO), u tha ai gazetarëve pas hapjes së konferencës së Parë të zekatit të Universiteteve botërore (WU1ZC).
Tetëmbëdhjetë shtete kanë vendosur t’i bashkëngjiten kësaj organizate deri më tani.
Bahar ka thënë se ekziston shpresë e ndihmesës dhe mbështetjes e cila është ofruar përmes WZO me qëllim të lehtësimit të nevojave të varfanjakëve muslimanë.
Përpos varfanjakëve, fondi do të përdorej për ndihmesë të njerëzve në zonat e përfshira në konflikte, siç janë Somalia, Palestina, Afganistani etj.
Ai tha se Sekretariati do të krijojë një bazë të dhënash rreth ndihmës së marrë dhe mbështetjes nga personat për të cilët ajo synohet.
(Islampress)