Categories
Lajme

Malajzia, vendi ku femrat janë lidere në sektorin bankar

Institucionet financiare bankare islamike janë më të pritura për të punësuar drejtuese femra, pasi që ato mbushin një hapësirë të talenteve që deri më tani ka munguar. Kështu dëshmon një studim i kryer në Malajzi.
Vitet e fundit, Këshilli për Financa i Malajzisë ka emëruar një eksperte financash në udhëheqje të bordit 11-anëtarësh. Malajzia ka inkurajuar gratë për të punuar në sektorin e financave islamike, në mënyre që të ndihmojë vendin për të përmbushur kërkesën për në një industri bankare islame.
Sipas studimeve të fundit, Malajzia është vendi ku femrat myslimane më së shumti janë të pritura për te vazhduar studimet universitare dhe ato post- universitare. Sipas këtyre studimeve pjesa më e madhe janë të përkushtuara në studimet e ekonomisë dhe financave, ndërsa një pjesë tjetër janë të drejtuara nga shkencat, veçanërisht mjekësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version