Categories
Lajme

Malaysia Airline: Familjarët e zemëruar hedhin shishe në drejtim të zyrtarëve të Kompanisë (FOTO+VIDEO)

Si duket, fakti që dje u hodhë në sipërfaqe lajmi se celularët e disa nga pasagjerëve ende punojnë, nxiti një dyshim tjetër, i cili tronditi opinionin duke shkaktuar shumë polemika dhe dilema në mbarë opinionin ndërkombëtarë, kudo në portale e media online. Çfarë vërtetë ndodhi me fluturimin MH370 ?

 

Një numër i dëshmitarëve kanë treguar që të kenë parë avionin e humbur të Malaysia Airline një orë pasi ai u raportua si i humbur nga radarët civil.
Kjo ngritë teorinë e idesë që avioni kishte bërë një kthesë të plotë, siç u tha më parë.
Sipas kësaj, thuhet që Boing 777 ndërroi drejtim duke shkuar në drejtim të ngushticës Malaka ose, siç raportohet, avioni mund të ketë qenë afër Detit Andaman, aty ku edhe kërkimi i tanishëm është fokusuar.
Gjenerali i Forcave Airore Malajziane Rodzali Daud thotë që kërkimi është fokusuar në ngushticën e Malakasë, dhe kjo për faktin se ideja që avioni mund të ketë marrë një kthesë të papritur, tani po merret në considerate.
Gjithsesi, ngjarja tani ka marr përmasa tjera. Vonesat e informacioneve të sakta në lidhje me zhdukjen e avionit Boinf 777 ka revoltuar mjaft familje të atyre që ishin në bord e që tanimë kosideorhen si viktima.
Vlenë të theksohet që gjatë një conference për media, ku të pranishëm ishin edhe disa nga familjarë e pasagjerëve të flutuimit MH370, të cilët i përkisnin kombësisë kineze, kishin humbur durimin, duke u revoltuar mu para medieve dhe duke qenë të zemëruar me conspiracionet e ndryshme që po shkaktojnë vonesa në zbardhjen e rastit të fluturimit të humbur, ata filluan të hedhin gjësende në drejtim të zyrtarëve të Malaysia Airlines.BS
Disa klerik musliman luten me një ritual të veçant – luten për të humburit



Një fëmijë ngreh duart lart, gjatë një ceremonie kujtimore për pasagjeret e humnbur të fluturimit MH370

Lutje dhe nderim për viktimat të cilët ishin në bord të Fluturakës Boing 777

Vazhdojnë kërkimet – por pa rezultat


Gazetari i CNN, Richard Quest, gjatë udhëtimi me Malaysia Airlines, në kuadër të emisionit të tij Business traveler, bënë foto me Pilotin e Boing 777, i cili tashmë mund të kinsiderohet i njderë


Familjarët presin lajme rreth të humburëve – situata e mbushur me ankth

Exit mobile version