Categories
Lajme FRI

Manchester United, minierë e vërtetë ari

Skuadra e Premier Leagues, Manchester United, është “minierë e vërtetë ari”. Manchester Unitedi është bërë skuadra e parë sportive në botë që kap vlerën më shumë se tre miliardë dollarë, shkruan revista “Forbes”.
Në të vërtetë, vlera reale e Manchester United është 3.3 miliardë dollarë, më shumë se e çdo skuadre tjetër të çdo lloj sporti.
-Manchester United është bërë ekipi i parë sportiv që vlen mbi tre miliardë dollarë. Fituesit më të mëdhenj në këtë rast janë familja Glazer që kontrollon pjesën më të madhe të aksioneve të klubit dhe investitori George Soros, i cili ka 7 për qind të aksioneve, shkruan “Forbes”.
Manchester United prin bindshëm para ekipit të futbollit amerikan Dallas Cowboy, që vlerësohet me 2.1 miliardë dollarë. Skuadra e Dallasit është vendosur në pozitën e dytë, ndonëse skuadra e bejsbollit Los Angeles Dodgers në muajin prill të vitit të shkuar u shit për 2.15 miliardë dollarë. “Edhe pse në pjesën e parë të vitit të shkuar të ardhurat te Manchester United pësuan një rënie për shkak të reduktimit nga të drejtat televizive, kampionia e 19-fishtë e Anglisë, tashmë i ka rritur të hyrat, falë sponsorëve të rinj”, thuhet në njoftimin e revistës “Forbes”.
Manchester United së fundi ka firmosur kontrata të reja të sponsorizimit me firmën “Kansai” të Japonisë dhe me bankën kineze “Construction Bank”. Manchester United, në fakt, nuk është klubi me të hyrat më të mëdha në botë, as në mesin e klubeve të futbollit, por është klubi me vlerën më të madhe në treg tash për tash. Të hyrat më të mëdha për vitin 2012 i pati Real Madridi, mbi 500 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version