Categories
Lajme FRI

Maqedonasit të bashkuar me nga një kandidat për Strugën dhe Kërçovën

Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE në pushtet dhe LSDM opozitare janë pajtuar për përkrahjen e një kandidati për zgjedhjet në Strugë dhe Kërçovë.
Mbrëmë zyrtarisht është konfirmuar marrëveshja, pasi që edhe skadoi afati për dorëzimin e listave për kandidatë për komuna dhe këshilltarë komunal, nga ana e opozitës maqedonase, e cila ndërpreu bojkotin e zgjedhjeve.
Opozita maqedonase e kryesuar nga LSDM nuk nxorri kandidatë për Strugën dhe Kërçovën dhe do të përkrahë kandidatët e VMRO-DPMNE në këto dy qytete, që janë sfidë për t`u fituar nga partitë shqiptare. LSDM kërkoi që VMRO-DPMNE të tërheq listat për këshilltarë komunal në Strugë dhe Kërçovë dhe me ç`rast janë dorëzuar listat e përbashkëta. Ky vendim për tërheqjen e listave u kundërshtua nga dy anëtarët shqiptarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi theksoi se ky vendim për tërheqjen e listave dhe dorëzimin e listave të tjera është në kundërshtim me ligjin. Ndërsa, anëtari i komisionit nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibrahimi nënvizoi se vendimi mund të nxis tensione etnike në vend. Pas votimit nga ana e pesë anëtarëve maqedonas, nënkryetari i KSHZ-së dhe përfaqësues i BDI-së, Subhi Jakupi ka braktisur mbledhjen, ndërsa Ibrahimi ka votuar kundër.  (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version