Partitë politike në Maqedoni po përgatiten për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat me shumë gjasa do të organizohen njëherësh me ato presidenciale.
Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE, në pushtet, dhe ajo në opozitë, Lidhja Social Demokrate (LSDM), po zhvillojnë fushatë indirekte nëpër zona të ndryshme të vendit, duke promovuar projekte dhe programe, shkruan sot agjencia e lajmeve “INA”.
VMRO-DPMNE e kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski ka promovuar disa projekte të qeverisë në lindje dhe verilindje të vendit, duke premtuar edhe projekte tjera në infrastrukturë, ekonomi, shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera.
Gjithashtu edhe LSDM-ja ka zhvilluar takime me elektoratin e saj në qytete të ndryshme të vendit, ku po promovon programin e saj të ri me moton “për rikthimin e klasës së mesme qytetare”, që në vetvete përmban një politika sociale dhe ekonomike.
Nga ana tjetër, dy partitë kryesore shqiptare, BDI-ja dhe PDSH-ja, janë më pak aktive sa i përket takimeve me qytetarët dhe shpalosjes së projekteve të tyre, në rast se do të mbahen zgjedhjet e parakohshme kaq shumë të përfolura kohët e fundit.
BDI-ja do të jetë më aktive në ditën e pavarësisë më 28 nëntor, ndërsa PDSH ka lëshuar disa mesazhe politike përmes liderit të saj Menduh Thaçi në takimet e zgjedhjeve të forumeve rinore të kësaj partie.
Nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo jo kjo do të qartësohet pas vendimit të Këshillit të Evropës, në Samitin e dhjetorit, nga ku Maqedonia pret të sigurojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në.
Në rast se qeveria do të vendosë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ato do të mbahen njëlloj me ato të rregullta presidenciale, në muajin mars ose prill.
admin
11 years ago
previous article
Në Shqipëri hapet shkolla e parë serbe
next article
Kush është spiuni i Guardiolës?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago