Categories
Lajme FRI

Maqedonia do ta ndryshojë llogaritjen e kohës, shkon një orë përpara?

Me ndryshimin e akrepave të orës, Qeveria do ta luftojë krizën. Parashikohet që koha të llogaritet njëjtë sikur shtetet në rajon, raporton Tv Sitel.
Me llogaritjen e orarit të punës si në Greqi dhe Bullgari, bëhet kursimi i buxhetit të kompanive dhe shtëpive private, thonë informacionet e këtj televizioni.
Edhe pse duket e çuditshme, akademikët e ASHAM-it, në analizat fillestare të bëra për Ministrinë e ekonomisë thonë se lëvizja përpara e akrepave të orës do ta risin shfrytëzimin e resurseve energjetike dhe kapacitetit të industrisë.
Nga Oda ekonomike kanë paralajmëruar se sektori i transportit mund të preket më shumë nga ndryshimi i zonës kohore. Në marrëveshjet vjetore të kompanive, detyrimet e dorëzimit të mallit dhe porosive janë të bëra në bazë të llogaritjes aktuale të kohës dhe shumica e vendeve evropiane janë në zonën e njëjtë kohore me Maqedoninë. Ndryshimi i saj do të shkaktonte ndryshim në dokumentacione, marrje të lejeve të transportit, kohë të pritjes në vendkalimet kufitare dhe pasoja të tjera financiare.
Ndryshimi i orës, sipas Shoqatës së odave tregtare, do të kishte ndikime të ndryshme te esnafët, e posaçërisht në sektorin tregtar, do të duhet që orari i punës të përshtatet me vendet evropiane ku i kanë partnerët e tyre. Kjo do të thotë se të punësuarit duhet të paguhen për një orë më shumë sepse orari i punës do të përfundon një orë më vonë nga orari i partnerëve të tyre evropian.
Deri më 15 qershor është afati kur të gjitha institucionet duhet të paraqesin analiza se si mund të ndikon ndryshimi i orës në Maqedoni nga ajo e Evropës Qendrore në atë të Evropës Lindore. /Portalb
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version