Investimi në teknologji është një nga mënyrat më të mira për përparimin dhe përmirësimin e procesit arsimor
Maqedonia dhe Kosova marrin pjesë në Garën Edukative Botërore organizuar nga ana e Microsoft!
Që të mirënjihen dhe shpërblehen arritjet e mësimdhënësve dhe liderëve inovativ, të cilët në mënyrën më të përkryer përmes teknologjisë ju ndihmojnë nxënësve që të realizojnë potencijalet e tyre, me datë 11-14 Mars 2014 në Barcelonë, në Spanjë do të mbahet Gara Edukative Botërore e organizuar nga ana e Microsoft. Kjo olimpijadë arsimore organizohet për herën e nëntë nga ana e Microsoft, ndërsa arsimtarët përsëri do të inkurajohen të zhvillohen profesionalisht, ti shkëmbejnë idetë e tyre si dhe të shpërblehen për punën e tyre.
Në Garën e sivjetëshme Botërore do të marrin pjesë më shumë se 1.100 pjesëmarrës nga 97 shtete, nga të cilat mbi 150 Organizata joqeveritare dhe liderë arsimor, mbi 300 liderë të shkollave, mbi 250 arsimtarë si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.
Maqedoninë në këtë forum do ta përfaqësojnë 3 arsimtarët ekspertë më inovativ: Vesela Bogdanovikj – (fituesja e sivjetshme e garës kombëtare nga gjithsej 186 projekte konkuruese në Programin Microsoft Educator Expert) dhe Darko Taleski me Sofija Grabuloska (fitues të Forumit Botëror të Microsoft të vitit 2012). Republikën e Kosovës në Garën Botërore do ta përfaqëson mësuesja Zana Kurtishi – Rudi, me projektin “Teaching through Technician Club”.
Maqedonia deri më tani ka marë pjesë në Garat Botërore me projektet “Grandma Games” dhe „Stop Motion Animation“ – të cilat ishin të shpërblyera në nivel Europian dhe Botëror në vitin 2010, 2011 dhe 2012, poashtu në Garat Europiane të Microsoft të vitit 2012 edhe Kosova u shpërblye me çmimin e tretë për projektin “Të argëtohemi me thyesa” në nivelin Europian, gjë që tregon se Maqedonia dhe Kosova posedojnë arsimtarë me kualitete të larta, ambicie të mëdha, kreativitet dhe dituri.
Ish Ministri i Arsimit Z. Pançe Kralev është pjesë e komisionit vlerësues të cilët do ti përzgjedhin 250 projektet më të mira nga 15.000 aplikime.
„Ne në Microsoft besojmë se teknologjia vetëvetiu nuk mund ti formon shkathtësitë e shekullit 21 tek nxënësit. Teknologjia është një akcelator dhe vetëvetiu nuk mundëson ndryshime. Ne besojmë në fuqinë e arsimtarëve, në ndikimin që ata kanë kur bashkëpunojnë në mes veti posaçërisht kur shpërblehen për arritjet e tyre. Për atë qëllim, zyra lokale e Microsoft për 5 vite me rradhë fuqishëm i përkrahë arsimtarët e motivuar, ata të cilët kanë pasion për karrierën e tyre, ata të cilët i frymëzojnë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe të bashkëpunojnë, po në këtë mënyrë ata sjellin ndryshime të rëndësishme në procesin e mësimit. Arsimtarët nga Maqedonia dhe Kosova janë të mirënjohur si krijues të ndryshimeve prandaj ata sjellën fitore në garat europiane. Unë jam e bindur se edhe këtë vit do të jemi të mirënjohur nga kjo garë por detyra jonë më e vështirë është se si të gjitha këto praktika të mira të mund të realizohen dhe pozitivisht të kenë ndikim në gjithë arsimin kosovar.” – Deklaroi Vlora Ademi – Udhëheqëse e Programeve Akademike në Microsoft Kosovë dhe Maqedoni.
Sipas drejtorit Gjeneral të Microsoft në Maqedoni dhe Kosovë, Z.Stefan Pllavjanski, investimi në procesin arsimor është shumë me rëndësi për një shtet, megjithatë TIK-u mund të ndihmon që mësimi të praktikohet në mënyrë kreative dhe të thjeshtë, me atë që do të inkurajojë fëmijët të kënaqen gjatë procesit të mësimit.
Microsoft mundësoi që online të ndiqni Forumin Botëror, nëpërmjet Facebook linkuthttp://on.fb.me/1fgqT6B ku do të publikohen fotografi të evenimentit, video si dhe shumë risi të tjera ekskluzive.
Categories