Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, të publikuara në raportin e fundit, në Republikën e Maqedonisë, në vitin akademik 2012/2013 janë regjistruar gjithsej 56.906 studentë.
Pjesa më e madhe e tyre, respektivisht 54.5 për qind apo 31.005 janë femra.
Numri më i madh i studentëve, më saktë 86.8 për qind janë regjistruar në institucionet shtetërore, 12.7 për qind në universitetet private dhe 0.5 për qind në universitetet teologjike.
Në vitin e parë akademik të vitit 2012/2013 janë regjistruar 17.213 studentë.
Më së shumti studentë ka Fakulteti ekonomik në Shkup edhe atë 4228 më pas Fakulteti Juridik gjithsej 2209.
Ndryshe në vitin e ardhshëm akademik në bazë të Konursit të cilin e ka shpallur Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Universitetet shtetërore në ‘Shën Kirili dhe Metodij’ Shkup në vitin akademik 2013/2014 pranohen 10311 ndërsa ë Universitetin Shtetëror të Tetovës 5630 studentë të rinj./Portalb