Categories
Lajme FRI

Maqedonia me haraç më të madh tatimor në Evropë – Do të paguajnë TVSH edhe zejtarët, taksistët…

Мaqedonia do të jetë shteti me pragun më të ulët për hyrje në kategorinë e obliguesve të TVSH-së në Evropë. Subjekte më të vogla dhe më të dobëta të biznesit do të hyjnë në sistemin e TVSH, dhe kjo nuk është e mirë për vitalitetin e një ekonomie, do të rritet papunësia, do të shtrenjtohen shërbimet dhe shumë dyqanxhinj do të detyrohen ta vendosin çelësin në derë.

Маqedonia është në vetë fundin evropian sipas pragut të nevojshëm për aplikim të obligimit për TVSH. Tek ne, obligues për TVSH bëhet me të ardhura të arritura prej 16.000 euro, në Bosnjë është 25.000 euro, në Kroaci 32.000, në Bullgari, Slloveni dhe Greqi 35.000, ndërsa në Gjermani pragu është 100.000 euro. Kjo masë do të shkaktojë goditje serioze mbi personat më të dobët fizikë dhe juridikë dhe do ti shtrenjtojë shërbimet.
Me ndryshimet më të reja të ligjit për TVSH, është ulur pragu i përfshirjes në grupin e obliguesve të detyrueshëm për TVSH për kompanitë dhe personat fizikë që kanë realizuar mbi 1 milionë denarë (16.000 euro) qarkullim në vitin e kaluar bëhen obligues për TVSH. Deri tani ky prag ishte 2 milionë denarë (32.000 euro).
Këto ndryshime shoqërohen me reaksione dhe ankesa. Bujku Mihail S., përmes llogarisë së të cilit vjet kanë kaluar mbi 16.000 euro si qarkullim i realizuar i parave sipas ndryshimeve të fundit të ligjit për TVSH, bëhet obligues për këtë tatim:
„Мendoj ta mbyll firmën bujqësore, sepse duhet të përllogaris dhe të paguaj TVSH. Nuk mund të grindem me inspeksionet “, thotë Mihail.
Frikë nga inspeksionet ka edhe te taksisti Stole T. nga Shkupi.
„Na ndjek policia, na ndjek inspektori i komunikacionit, na ndjek inspeksioni i qytetit, tani na mungojnë edhe inspeksionet financiare që të na maltretojnë. Njeriu nuk mund të fitojë as për bukë  “, ankohet Stole.
Маqedonia me kufi më të ulët për obliguesit e TVSH në Evropë
Мaqedonia me ndryshimet e fundit do të jetë shteti me pragun më të ulët për hyrje në kategorinë e obliguesve të TVSH-së në Evropë. Këtë limit i jo të famshëm vendi e ka  „fituar“ me përcaktimin e pragut në 1 milionë denarë ose 16.000 euro. E para mbi ne është Mali i Zi me 18.000 euro.
Kjo nënkupton se në Maqedoni, edhe subjektet më të vogla dhe më të dobëta të biznesit do të hyjnë në sistemin e TVSH-së. KJo nuk është mirë për vitalitetin e një ekonomie, vlerëson Petar Uzunov, kontabilist nga Strumica.
„Ndryshimi i kufirit për obliguesit e TVSH-së nga 2 milionë në 1 milion euro nuk është e mirë për zanatçinjtë dhe veprimtaritë e shërbimeve të vogla. Kostot hyrëse te ato janë shumë të ulëta, pjesa më e madhe e tyre i takon punës mendore. Pjesa më e madhe e këtyre zejtarëve çdoherë do të jenë pagues më të mëdhenj të tatimit se sa do shfrytëzojnë kthimin e TVSH-së. Me këtë arka shtetërore do të mbushet në llogari të zejtarëve. Zejet shërbyese, frizerët, berberët, kozmetikanët, autolarësit, mekanikët do të preken me këtë ligj “, thotë Uzunov.
Ai shton se këta ndryshime të ligjit për TVSH do të kontribojnë për zmadhimin e papunësisë. Firmat do të çregjistrojnë të punësuar që mos të bëjnë qarkullim prej 1 milion denarëve në vit.
Nga Drejtoria e të hyrave publike (DHP) theksojnë se ligji për TVSH është miratuar në prill të vitit 2000. Nga atëherë, deri në vitin 2010, pragu për hyrje në obligues të TVSH-së ka qenë 1,3 milionë denarë (rreth 21.000 euro) por qeveria si masë anti-krizë e ka ngritur pragun në 2 milionë denarë (32.000 euro) në vitin 2010. Tani, në vend që ta ngrit, ajo e ul drastikisht këtë nivel.
Është interesant fakti se Kroacia në vitin 2011 e uli pragun për obliguesit e TVSH-së prej 32.000 në 11.00 euro, por nga UE menjëherë i sugjeruan që ta kthejë kufirin në 32.000 euro sepse administrata e tyre tatimore nuk do të ketë kapacite të mjaftueshme që ti evidentojë dhe ti zbatojë me efikasitet kthimet e TVSH-së dhe t`i lërë ndërmarrjet dhe tregarët më të vegjlë me barrë më të ulët tatimore.
Nga ana tjetër, tek ne në Maqedoni qeveria i ngarkon subjektet më të dobëta në ekonomi, dhe ato janë zejtarët dhe veprimtaritë e shërbimeve.

DHPTatimi është për shkak të konkurrencës lojale
Drejtoria e të hyrave publike (DHP) i arsyeton ndryshimet e këtij ligji me arsyetim se bëhet fjalë për rritjen e aftësisë konkurruese të kompanive të vogla.
Ulja e pragut për regjistrim, e cila do të fillojë nga fillimi i vitit të ardhshëm, nuk bëhet që të mbushet buxheti i shtetit, sepse obliguesit e vegjël të TVSH-së krijojnë efekt negativ të TVSH-së. Qëllimi është të sigurohen kushte fer dhe  të njëjta në treg për të gjithë si dhe të rritet konkurrenca lojale. Masa është me kërkesë të vetë kompanive “, vlerëson Goran Trajkovski, drejtor i DHP-së.

Me këtë nuk pajtohen ekspertët dhe njohësit e gjendjes në ekonomi drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ka mendim të kundërt nga Trajkovski.
Me këtë nuk pajtohen ekspertët dhe njohësit e gjendjes në ekonomi.
Аrben Halili, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ka mendim të kundërt nga Trajkovski.
„Vlerësoj se ulja e limitit të obliguesve për TVSH nga 2 milionë në 1 milion denarë qarkullim vjetor, është hap i ngutur dhe nuk jam i sigurt se është i menduar mirë. Masa e uljes së pragut që i obligon kompanitë të bëhen obligues të TVSH-së, është e keqe “, thotë Halili.
Ai thotë se qeveria është kundërthënëse, nga njëra anë thotë se i përkrah bizneset e vogla, dhe nga ana tjetër me vendime të këtilla ua vështirëson veprimtarinë në treg.
Mendim tërësisht të kundërt ka edhe Pançe Tërpkoski, kryetar i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë.

„Zvogëlimi i pragut për obligues të detyrueshëm të TVSH-së nga 2 milionë në 1 milion denarë qarkullim vjetor, është masë me të cilën qeveria do të mbledhë para nga ekonomia, dhe jo se me këtë do të lehtësojë punën e ekonomisë “, thotë Vitanov.
Ai shton se ky është hap i dëshpëruar i administratës së Gruevskit për mbushjen e arkës shtetërore. Është tragjike që kjo qeveri e shikon interesin e saj personal dhe jo interesin e ndërmarrjeve. Fjala „ministër“, thotë Vitanov, në latinisht nënkupton shërbetor- ministri duhet ti shërbejë qytetarit, ndërsa te ne është e kundërta, qytetarët i shërbejnë ministrit.
Mendim tërësisht të kundërt ka edhe Pançe Tërpkoski, kryetar i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë.
„Të drejtën e obliguesit për TVSH çdo subjekt juridik në RM tash dhe në të kaluarën ka mundur ta realizojë gjatë regjistrimit ose pas vlerësimit të tij gjatë aktivitetit të mëtutjeshëm përmes aplikimit të kërkesës deri në DHP për tu bërë obligues i TVSH-së, pragu nën 2 milionë denarë kurrë nuk ka qenë pengesë për subjektin juridik që të bëhet obligues i TVSH-së “, thotë Trpkoski dhe shton se për fat të keq kompanitë, obligues të regjistruar të TVSH-së me të ardhura nën 2 milionë dollarë janë përballur me probleme shumë më të mëdha.
Do të ketë shtrenjtime të  prodhimeve dhe shërbimeve
Ky ligj do të sjellë shtrenjtime të shërbimeve të zejtarëve.

* Në Мaqedoni sivjet ka 17.700 obligues të TVSH-së
* Për vitin e ardhshëm priten  10.305 obligues të rinj (9.060 persona juridikë dhe 1.245 tregtarë)
* Vitin e ardhshëm rreth 40% e numrit të përgjithshëm të kompanive në vend do të jenë obligues të TVSH-së

„Shërbimet do të rriten për 18%, shumë e cila do ta rrisë çmimin e prodhimit ose shërbimit të tyre ndërsa nga ana tjetër do ta zvogëlojë konkurrencën e tyre në treg dhe të njëjtit do të ballafaqohen me probleme të likuiditetit “, thotë Pançe Trpkoski nga Tetova.
Konkurrencë jolojale pret edhe kontabilisti Uzunov. Ai tregon një gjendje logjike e cila do të paraqitet, mes obliguesit të TVSH-së dhe zejtarit i cili nuk hyn në grupin e obliguesve për TVSH.
Për shembull, një sallon frizeri i cili ka qarkullim vjetor prej 1.100.000 denarë dhe tjetrit që ka 900.000 denarë. I pari do të hyjë në sistemin e  obliguesve për TVSH ndërsa i dyti jo.
Obliguesi i TVSH-së për qethje që kushton 200 denarë duhet të paguajë TVSH prej 18%, ndërsa i dyti nuk ka bligim të tillë. Që çdogjë të jetë si më parë, i pari duhet ta rrisë shërbimin në 236 denarë (200 denarë puna e tij + 36 denarë për TVSH), te i dyti shërbimi i njëjtë do të kushtojë 200 denarë.
Obliguesi i TVSH-sëështë i detyruar, që të mos i humbë klientët, ta ulë çmimin e shërbimit në 200 denarë, por në atë rast shërbimi i obliguesit për TVSH do të jetë më i lirë( 168 denarë shërbimi+32 denarë do të jetë tatimi i vlerës së shtuar)
http://al.inbox7.mk/?p=1228

Exit mobile version