Maqedonia është një nga vendet me ushtri më të dobët në ish-republikat jugosllave. Kosova nuk përmendet, ndërsa Serbia është me ushtrinë më të armatosur.
Analiza është hartuar nga gazeta serbe “Blic”, e cila ka shkruar se Serbia është fuqia më e madhe ushtarake nga ish-republikat jugosllave. Ajo numëron 33 mijë pjesëtarë të Armatës së Serbisë, 80 aeroplanë ushtarak dhe 272 tankse. Për dallim nga Serbia, Maqedonia ka 8 mijë ushtarë, 31 tankse dhe asnjë aeroplan ushtarak.
Sipas kësaj analize, Kroacia numëron 16 mijë pjesëtarë, 32 aeroplanë dhe 86 tankse, ndërkohë ajo është edhe anëtare e NATO-s. Edhe Bosnjë Hercegovina ka një numër të konsiderueshëm dhe fuqinë e saj si ushtri, duke numëruar 11 mijë pjesëtarë të rregullt, 19 aeroplanë dhe 188 tankse.
Sllovenia si vend anëtarë i NATO konsiderohet si një vend me kapacitete të vogla ushtarake, duke numëruar 7.100 pjesëtarë të ushtrisë, 24 aeroplanë dhe 54 tankse. Mali i Zi është në fundin e listës së ish-republikave që ka kapacitete të vogla të armatës, ku numërohen vetëm 2.100 pjesëtarë të rregullt të ushtrisë, 4 aeroplanë ushtarak dhe asnjë tanks.
Kjo analizë ka të bëjë vetëm me numrin e pjesëtarëve dhe armatimit si dhe mekanizmave të tjerë luftarak. Një pjesë e armatimit dhe mekanizmave luftarake në disa nga këto ish-republika janë jashtë standardeve të NATO-s dhe nuk janë në gjendje të rregullt.
Kosova nuk është përfshirë në këtë analizë, por forca mbrojtëse e Kosovës është FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës) që përfaqëson një forcë relativisht modeste me 2500 pjesëtarë aktiv, ndërsa komponenti rezervë ka deri në 800 anëtarë. Anëtarët e FSK-së në baza vullnetare janë profesionistë me strukturë të uniformuar dhe të armatosur lehtë. Struktura e tyre e hierarkike bazohet tërësisht në sistemin ushtarak të NATO-s. (INA)
EDITOR
12 years ago
previous article
Turqia, gati për luftë? (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago